Lirohet ish-­drejtori i ‘fabrikës së vdekjes’ në Gërdec. Është sjellë mirë dhe ka gjetur punë – argumenton gjykatësi

Dita

Ish-­drejtori i ‘fabrikës së vdekjes’ në Gërdec, Dritan Minxolli është liruar me kusht.

Pak ditë më parë, gjykatësi Petrit Çomo pasi shqyrtoi kërkesën e Minxollit, vendosi t’i japë atij lirinë. Sipas vendimit të gjykatës, Dritan Minxollit i kishin mbetur për të vuajtur dhe një vit, 11 muaj e tri ditë burg.

Në vendimin e saj, gjykata përdor tri argumente për lirimin me kusht të Dritan Minxollit, sipas të cilave:

1- Ai ka vuajtur tri të katërtat e dënimit të dhënë nga drejtësia për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec

2 – Ka sjellje të mirë në burg, përgjatë gjithë kohës së qëndrimit.

3 – Argumenti i fundit, është se Dritan Minxolli, ka firmosur një kontratë pune me një kompani, si menaxher shitjesh.

“Kërkuesi paraqiti dhe një kontratë individuale pune, të lidhur në dt. 03.01.2015, ndërmjet punëdhënësit, shoqërisë “Pxxx” sha, me përfaqësues ligjor (drejtor i përgjithshëm) F.Çaushi dhe punëmarrës Dritan Minxolli. Sipas kësaj kontrate, rezulton se punëdhënësi i përmendur më lart do ta marrë në punë punëmarrësin (kërkuesin) nëse lirohet me kusht, me detyrën menaxher i shitjeve, me pagë 35000 lekë në muaj. Pra kërkuesi e ka siguruar punësimin e tij në rast se pranohet kërkesa”, arsyetohet në vendim.

Share This Article
18 Comments
  • Mbaruan ekonomistet ne pazar dhe ngelen te punesohen keta te burgjeve. Amani o mos na beni budallenj, ju jeni te gjithe te kapur dore per dore.

    • A ka njeri qe ta KONTROLLOJE DHE DENOJE kete prokuror dhe gykates qe lene te lire nje njeri qe ka VRARE 26 VETE???

  • Vendi i cudirave eshte albanistani:edhe ne burg gjen Pune,Kurse jashte me mija shqiptare te diplomuar nuk gjen Pune!

  • Ah po ,tash e kuptova:te kesh ba burg eshte nje plus ne CV n’albanistan:tregon aftesine tende per matrapazllek,kush numéro nje per Albanistanin!

    • Dhe me e keqja, perdoren si arsye per lirimin e tij faktin qe gruaja e Minxoll halese, ne ato kohera, ishte pa pune dhe s’kishte si te kujdesej per djalin e tyre, ama ate te varferin qe lidh dritat ne shtylle se s’ka te paguaje, ate e lene ne burg pa afat . . Shtet kurvash me pak fjale

  • Prova me e sakte se sistemi i drejtesise eshte i pavarur nga krimi dhe mafia politike.Ja pra nje parti qe di te punoje dhe te eliminoje nje reforme te rendesishme te mafies(te drejtesise)
    Perpara sharlatan.

  • Nuk e kuptoj dote, ka patur sjellje te mire ne burg, cfare mund te bej nje i burgosur ne burg, a po duhet te hedhi ne ere edhe burgun sic beri me fabriken ne Gerdec.Lereni ne burg qenin, se po rrine shume te tjere per gjera koti e jo ky qe ka vrare e shkaterruar.Ngrihu o ENVER nga varri e na shpeto nga keto plehera qe po na rrethojne.

  • si te mos kete pune per kete kriminelin kur dihet qe vetem kriminelet dhe pushtetare kane vende pune ne shqiperi se po te ndodhte kjo gje ne usa 26 burgime te perjetshme do kishte mare,edhe gjykatesi eshte kriminel gjersa jep kate vendim a thua se ka vra 26 pula,harram cdo gje

  • KUR ALI BABA BËN SIKUR DËNON HAJDUTËT E TIJ…
    Sikur të bënte vaki që të vidhej Thesari në Bankën e Shtetit të ndonjë prej vendeve anëtarë të BE, Këshilli i Evropës do të vinte kambanat e alarmit duke e shpallur atë ngjarje të jashtëzakonshme, ashtu siç do të ishte në të vërtetë. Grup ekspertësh të BE do të kontrollonin në detaje gjendjen reale financiare të bankës në fjalë, ndërkohë që shërbimet sekretë dhe Europoli do të viheshin në gatishmëri të plotë për ndjekjen dhe arrestimin e keqbërësve.
    Por e tradhtuara Bankë Shqiptare i kishte brenda hajdutët e Thesarit të komanduar fillimisht nga Ali Baba me mjekër blu e pastaj nga sivëllai i tij me mjekër rozë. Këta e quajnë Thesarin e Shtetit si thesarin e familjeve të tyre, ashtu siç quajnë Shqipërinë si çiflig të trashëguar nga baballarët dhe u dhurojnë copa deti e toke fqinjëve «miq», për t’i pasur mbështetje në jetëgjatësinë e pushtetit të tyre mafioz. Guvernatori i BSH ishte qehajai i të dy palëve dhe e ndiente veten si veshka në mes të dhjamit. Aq sa kishte krijuar edhe harem në ambientet e BSH, me ndriçim eksitues dhe krevat dopjo superluksoz. Nga kush mund të kishte frikë ai, gjersa menaxhonte vjedhjen e BSH prej krerëve të të dy klaneve mafiozo-politikë dhe legjislacioni për administrimin e BSH ishte hartuar qëllimisht i mangët, për t’i krijuar hapësirë të lirë abuzimi Guvernatorit Superministër, Fullani?
    Kur bankieri i ndjerë, Artan Santo, i ra disi në erë orgjisë së shthurur që vlonte prej kohësh në bordellon BSH dhe shprehu dyshimin e tij pranë autoritetit të duhur shtetëror, Ali Baba me mjekër rozë i dha urdhër bandës së ekzekutorëve mafiozë që të zhdukej urgjentisht ai «dëshmitar i rrezikshëm». Duke eleminuar atë, gjithçka u manipulua shpejt në bashkëpunim me paraardhësin e tij me mjekër blu, si përshpirtje e radhës e një populli shurdh-memec. A nuk ishte Berisha ai që e mori i pari në mbrojtje publikisht «të pafajshmin» Fullani, i cili ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e vitit të ri (2015) të organizuar nga i përndershmi president Nishani?
    Në këto rrethana, ishte e pritshme që dënimet e të arrestuarve për vjedhjen e Thesarit në BSH prej hajdutëve të Ali Babës të linin për të dëshiruar. Por gjithsesi nuk mendohej që të ishin kaq qesharake, krejt simbolike.
    Përgjegjësi i arkës për veprim në BSH (prej nga dalin dengjet e monedhave), Petrit Ramohitaj, u dënua pardje me 1 vit e 9 muaj burg. Ja dënimet qesharake të 10 të pandehurve të mëparshëm për megavjedhjen në Thesarin e BSH (713 milionë lekë të reja, nëse i duhet besuar shifrës së zvogëluar që jep vetë Ali Baba, për të evituar panikun e kreditorëve):
    1 – Dorian Çollaku: 1 vit burg.
    2 – Bashkim Xhilaga: Lirim me kusht (2 vjet), për arsye shëndetësore.
    3 – Lavdim Cani: 1 vit e 4 muaj.
    4 – Myzejen Belba: 1 vit e 4 muaj.
    5 – Liljana Kola (Tusha): 1 vit e 4 muaj.
    6 – Dhimitër Davidhi: 1 vit e 6 muaj.
    7 – Bahri Allushi: 1 vit.
    8 – Gentjan Jahja: 8 muaj.
    9 – Fatbardha Gurthi: 8 muaj.
    10 – Mehdi Marku: 1 vit.
    (Gazeta «Shekulli», 19 shkurt 2015).
    A nuk të krijohet përshtypja sikur këta hajdutë të Ali Babës janë dënuar për fatura dritash të pa paguara e jo për vjedhje në Thesarin e Shtetit, cenimi i të cilit përbën një vepër penale të shkallës së lartë (atje ku ka shtet e jo pleh-pushtet)?
    Por Ali Baba nuk do i lërë ta vuajnë të gjithë dënimin simbolik hajdutët e tij besnikë. Nga mesi i muajit tetor, parashikohet një falje të burgosurish (me rastin e 107 vjetorit të ditëlindjes së «Heroit të Popullit» ish-Diktator) dhe ata do të lirohen. Veçse nuk do të punësohen më në BSH, por në banka të nivelit të dytë, se edhe atje i duhen hajdutë Ali Babës. A nuk u vodhën rishtas një sasi e madhe eurosh para një banke të tillë, ndërsa policët e furgonit nuk reaguan (se ashtu e kishin urdhërin)? Me siguri Ali Baba do i lirojë edhe ata në mes të tetorit e do i vesh policë përsëri në ndonjë rreth tjetër, sepse paratë që u vodhën duheshin për zgjedhjet lokale.
    O burra, të nderuar zgjedhës, shtyhuni për t’i votuar më 21 qershor bandat që po ju rrjepin!
    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=231128

  • Me kete veprim, del qarte ne driten e diellit korrupsioni qe ekziston ende, ndoshta me i sofistikuar! Me kot mundohen keta te qeverise se sotme te na mbushin mendjen se po e luftojne. Ne te vertete, ata po e stimulojne! Ju lumte, kur moren voten! Mos harroni, se zgjedhjet e reja jane ne prag……………

  • Shume mire beri gjykata qe e liroi,ky person por jo vetem nuk eshte pergjegjes per c’ka ndodhi ne gerdec,keta rrogetare ishin koka “turku”,e mbajtja e tij ne burg vetem sa shtonte shpenzimet,e asgje nuk perfitonte shoqeria,ndrsa lirimi dhe punesimi i tij i sjell shoqerise me teper perfitime.

  • Kjo eshte deshmia me bindese qe verteton se krimimelet e
    Gerdecit nuk do te denohen kurre.Zoti ju ndeshkofte !

  • gjyqtar dhe president KLD te korruptuar armiqe per vdekje te popullit .D.Minxolli duhej te merrte denim te perjetshem me burge si drejtori I fabrikes vdekjes me eksploziv me shitje dhe trafikim .Petrit Çomo si gjyqtar duhet te futet e kalbet ne burg per kete vendim te turpshem qe eshte turpi dhe krimi I drejtesise shqiptare .TE VRASESH 26 VETA DHE TE DALESH I PA DENUAR PER GJITHE JETEN ,KJO ESHTE QE JETA E NJERIUT ESHTE GJEJA ME PA VLERE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *