Lirohet nga burgu mësuesi që rrahu nxënësin

Dita

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit detyrim paraqitje për mësuesin Flamur Pajo, i ndaluar pasi dhunoi një nxënës në orën e mësimit.

Gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm të tij, ndërsa edhe prindërit e 14-vjeçarit të dhunuar, kishin kërkuar më herët që mësuesi i biokimisë në shkollën “Hasan Koçi” në Shkozet t’i rikthehet detyrës.

Mësuesi Pajo u ndalua një ditë pas publikimit të një videoje në faqen e “Jeta osh qef”. Ndaj tij rëndonte akuza për kryerjen e veprimeve arbitrare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *