Lirohet nga detyra drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Bora Basholli

Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Kulturës ka liruar sot nga detyra drejtuesen e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Ajo ka drejtuar këtë institucion për 5 vite me radhë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ BIBLIOTEKËS KOMBЁTARE

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

  V E N D O S I:

 Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Dorëheqja e Prof. Asllanit është një humbje e madhe për institucionin kombëtar. Ajo vuri të gjitha energjitë dhe pasionin e saj për drejtimin e Bibliotekës Kombëtare në një nga momentet më kritike të historisë 100 vjeçare. E përballur me indiferencën e tmerrshme qeveritare shumëvjeçare, si dhe me një popull apatik dhe vetëm ankues, Prof. Asllani dhe personeli i BKSH-së mbetën të vetmuar në betejën fisnike, por të pabarabartë, të ruajtjes dhe shpëtimit të vlerave dhe pasurive bibliotekare të kombit shqiptar. Në drejtimin e atij institucioni Prof. Asllani vuri në zbatim me vetmohim e sakrifica të mëdha standardet më të larta të drejtimit në adminstratën shtetërore shqiptare, dhe u bë model e shembull i profesionalizmit, kulturës në shërbimin civil. Një studiuese dhe akademike e dorës së parë, Prof. Asllani me siguri do të shkëlqejë në hapat e mëtejshëm të karrierës së saj mbresëlënëse.

  • Persida Asllani ka qene drejtuesja me e dobet ne te gjithe historine shekullore te Bibliotekes Kombetare te Shqiperise.
    1. Gjate gjumit letargjik ne zyren e saj me te madhe se e Presidentit te Shqiperise, fondet e librave te cmuara u perfshine nga nje zjarr i tmerrshem qe ra nga pakujdesia e punonjesve te BK.

    2. Meqenese P. Asllani ishte shoqe e ngushte me ish-ministren Mirela Kumbaro, mund te jene edhe kusherira, te dyja nga Libohova, skandali i djegies se Fondit te BK dhe pezullimi i shfrytezimit te tij nga studiuesit kaloi pa u vene re dhe sallat u mbushen me studente qe pergatiteshin per provime. Meqenese studentet nuk kerkonin sherbim te Arkivit, punonjeset e BK vazhdonin pushimet here me gjume e here me shetitje neper dyqanet dhe kafenete e qendres se Kryeqytetit.
    3. Ne keto rrethana, nje dite papritur Fondi i BK u permbyt nga vershimet e shiut. Prof. Asllani duket e kishte mesuar mire thenien popullore se “Zotit, Zjarrit dhe Ujit nuk ke cfare t’u besh,” keshtu vazhdoi letargjia dhe pervec “salles shkencore” studentet frekuentonin cifte-cifte te vetmen WC te BK (e perbashket per meshkuj e femra)

    34. Prof. Asllani mund te jete fenomen ne fushen e saj te studimeve shkencore, por Biblioteka Kombetare kishte dhe ka nevoje per nje administrator/e energjike, korrekte me rregulloret e shfrytezimit te fondeve te pasura te institucionit, sic e kane drejtuar ne menyre shembullore disa nga titullaret e meparshme, ndonese nuk kishin tituj e grada shkencore, por kishin perkushtim dhe vetmohim per kryerjen e detyres se rendesishme administrative te BK.

  • Pyetja kur Mirela eshte e perfshire eshte a u dogjen vertete dokumentet e a i morr uji apo u zduken perpara si te fshihen gjurmat e vjedhjes flaka e uji. Mirela ka nje tradite ne shitjen e ikonave bashke me Edin ne Pariz…
    Do ishte interesant me i derguar qendres per gjerat e humbura fotot e cka kemi humbur , qe kur te dallin ne treg , te blokohet shitja e tyre!

  • Nuk di ke te besoj,Te besoj komentuesin Buda opo te besoj komentuesin e pare.
    Keshtu sic po vene punet ,neper Biblioteka qe ruajne vlera kombetare,nuk na duhen GJENIALITETE,por na duhen QEN KUFIRI.
    Nga fondet e Bibliotekave po vidhen vlerat e rralla kombetare,Libra dhe Antikitete,sic ndodhi ne biblioteken Qemal Baholli te Elbasanit,ku drejtoresha Drita Cankja ne bashkepunim me nje koleksionist privat,rrembyen nga bodrumet e bibliotekes gjithe Fondin e Etnollogeve dhe Arkivisteve Lef Nosi dhe Margaret Hasllek dhe e shiten jashte Shqiperise.
    Perpara se ta pushonin nga puna kete Persiden me kariere mbreselenese,duhet te afishonin Listen e
    LIBRAVE DHE DOKUMENTAVE QE DOGJI ZJARRI dhe te tjerat qe lagu uji.
    Cfare vlerash i humben kultures kombetare gjate vegjetimit te saj 5 vjecar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *