Lirohet nga detyra Drejtoresha e Filialit të Postës Vlorë

Dita

Sot Drejtoria e Përgjithshme e Shoqërisë “Posta Shqiptare” Sh.a ka liruar nga detyra drejtoren e Filialit  Vlorë, Ramona Jaho duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit në Filialin e Postës Vlorë në lidhje me shkeljet e disa punonjësve të saj.

Një ditë më parë, në Novoselë u ndalua punonjësja e postës Nadire Lako, pasi sipas policisë kjo shtetase kishte përvetësuar një pjesë të shpërblimit të dhënë për festat e fundvitit për një person me statusin e veteranit. Mësohet se shifra e përvetësuar është 3 mijë lekë.

Arrestimi u krye pas kallëzimit të këtij shtetasi dhe Drejtorisë së Institutit të Sigurimeve Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *