Lirohet nga detyra drejtori i AKU

Edona Llukacaj

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë, me propozim të ministrit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, u mor vendimi për lirimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja.

Sipas qeverisë, vendimi është marrë “në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend”.

Ndërsa në njoftimin e AKU shkruhet:

“Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”

e.ll./dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Duhet “te hane” edhe te tjere.AKU te mundeson, qe punonjesit e saj te mbushin xhepat “permes kontrolleve” dhe populli te vazhdoje te helmohet me ushqimet e skaduara apo produktet e rritura me pesticide e helme masive per te fituar sa me shume….shikoni pulat qe shiten sa dhjame kane, peshku qe kundermon ere kur e gatuan me cfare ushqimi perdoret dhe sa here futet e del nga frigoriferi, djathra e vaj ulliri fallco qe nuk u ben analizen askush… gjoja AKU…

  • O zot cfare traplliqesh ka ky vend…..
    Agroni Heto ishte me energjine, e caktun te AKU
    Ky tjetri , ishte te OSHEE, e caktun te AKU. Dmth, u martua energjia me ushqimin,
    Shqiperia si perhere rrumpallhone

  • Rama sikur ka thene qe do vendosim specialiste….
    Largoj Agron Heton qe se bashku me Gjiknurin ndertuan ne mes te Tiranes dhe vuri mekanikun , ushtarin e Çucit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *