Në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra zv. Ministri i Bujqësisë Jani Babi. Ky i fundit është njëri nga tre zv. Ministrat e qeverisë të propozuar nga PBDNJ.
Jani Babi mësohet se do të kandidojë për PBDNJ-në për Bashkinë e Finiqit
Prej vitesh, Jani Babi militon në PBDNJ. Por kjo forcë politike e cila garoi me koalicionin e majtë në zgjedhjet e përgjithshme, ka vendosur që në zgjedhjet vendore të dalë më vete.
Gjithashtu, qeveria ka liruar nga detyra disa prefektë që do të garojnë për zgjedhjet vendore.
Prefektët e liruar nga detyra:
- Selfo Kapllani, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.
- Melaim Damzi, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Zamira Rami, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
- Safet Gjici, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
- Ndrec Deda, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
