Lirohet Fatmir Limaj

redaktor

Dhjetë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-në mesin e të cilëve edhe Fatmir Limaj-të akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka, janë liruar sot nga arresti shtëpiak.

Misioni Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, njoftoi përmes një komunikate për shtyp se vendimi është marr të enjten pasdite nga një panel gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Avokatët mbrojtës të Fatmir Limajt kishin parashtruar disa herë ankesë për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për klientin e tyre.
Gjykata ndërkaq i ka urdhëruar të dhjetë të akuzuarit që njëherë në ditë të lajmërohen në polici, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Gjykata Themelore si masë tjetër preventive ka konfiskuar edhe dokumentet e udhëtimit të të akuzuarve. Këto masa do të vlejnë deri në nxjerrjen e verdiktit të Gjykatës për Rastin Kleçka, i cili pritet të shpallet brenda dy muajve të ardhshëm.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *