Shqiptari Enver Kasa, i cili dy ditë më parë goditi me thikë në qafë një 32-vjeçar italian u la i lirë ditën e sotme.
Ngjarja ndodhi në 26 korrik në Giaveno të Italisë për një mosmarrëveshje ekonomike, ndërsa i plagosur ka mbetur Simone Girardi.
Gjyqtari i çështjes Stefano Vitelli caktoi ndaj 48-vjeçarit Kasa arrest shtëpiak.
Sipas policisë, mes shqiptarit dhe 32 vjecarit italianit ekzistonin mosmarrëveshjes prej kohësh. “La Stampa” raportoi se pas debateve të shumta ditën kur ndodhi ngjarja Kasa nisi të shajë italianin dhe mes tyre lindi një përleshje.
Para se të ndërhynte policia italiane, Kasa goditi me thikë italianin në qafë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shqiptari akuzohet për tentativë vrasje.
