Lirohet Yulia Tymoshenko

redaktor

Liderja e opozitës në Ukrainë, dhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, është liruar nga burgu, njofton korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Kharkiv.

Tymoshenko është mbajtur në burg për katër vjet, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pas lirimit nga spitali, ku po mbahej nën masa të rrepta të sigurisë, Tymoshenko është përshëndetur nga qindra simpatizantë të saj, përderisa po largohej me makinë.

Mbështetësit e saj brohorisnin “Free Yulia”, e cila njihet si kundërshtarja më e madhe e presidentit Viktor Yanukovych, i cili është larguar sot nga kryeqyteti Kiev, pas skenave dramatike të cilat ia përmbysën pushtetin.

Më herët gjatë ditës, deputetët zgjodhën Arsen Avakov, si ministër të Punëve të Brendshme dhe Oleksandr Turchunov si kryetar të Parlamentit të Ukrainës.

Të dy janë aleatë të Tymoshenkos.

Parlamenti, po ashtu, ka miratuar një mocion të votëbesimit, me të cilin shkarkohet prokurori i përgjithshëm Vikto Pshonka.

Lideri i opozitës Oleh Tyahnybok, që drejton partinë politike Svoboda, i tha ligjvënësve të shtunën se është esenciale që të ruhet integriteti territorial i Ukrainës.

“Nuk kemi asnjë të drejtë që ta lejojmë shtetin tonë të ndahet. Të gjithë ne këtu jemi burrështetas, dhe duhet ta kuptojmë se atje ka njerëz që janë të interesuar ta shpërbëjnë Ukrainën. Detyra jonë është që ta ruajmë tërësinë territoriale të Ukrainës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, zyrtarët e Partisë së Rajonit, e cila më nuk është në pushtet, janë mbledhur në qytetin lindor Kharkiv.

Sipas një zëdhënësi të presidentit, Viktor Yanukovych është duke marrë pjesë në këtë konferencë në Kharkiv, mirëpo këto pohime nuk janë konfirmuar ende.

Deputeti i Dumas ruse, Aleksei Pushkov, që udhëheq Komitetin për Punë të Jashtme, është duke kryesuar delegacionin rus në konferencën që po zhvillohet në Kharkiv, në të cilën po marrin pjesë edhe guvernatorët e katër rajoneve fqinje, të banuara me shumicë ruse.

“Në kongresin në Kharkiv”, ka shkruar Pushkov në Twitter, “nuk ka asnjë gram të seperatizmit. Temat kryesore të fjalimeve janë: ‘Nuk jemi duke u bërë gati për të shpërbërë shtetin, por ta ruajmë’”.

Megjithatë, delegatët pjesëmarrës në këtë konferencë, kanë shfaqur dyshime për legjitimitetin e masave të miratuara nga Parlamenti në Kiev.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka postuar një komunikatë në portalin e saj ku thotë se “jemi plotësisht me popullin e Ukrainës”. Kjo ministri po ashtu ka bërë thirrje që “të bashkohen përpjekjet për rikthimin e sigurisë publike”.

Protestuesit, anti-qeveritar në Kiev, kanë marr nën kontroll zyrat administrative të presidentit ukrainas.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka bërë thirrje qeverisë së opozitës së Ukrainës që të respektojnë marrëveshjen paqësore në të cilën vunë firmat e tyre, një ditë më herët.

“Tani gjithçka varet nga të dyja palët në konflikt-qeveria dhe opozita-që t’i përmbahen asaj për të cilën janë pajtuar, dhe të fillojnë të ndërtojnë një marrëdhënie mirëbesimi”, ka thënë shefi i diplomacisë gjermane, në kohën kur presidenti Viktor Yanukovych duket se i është kolapsit pas muajve të tërë protestash.

“Hapi i radhës është që të arrihet brenda 10 ditëve, një qeverie e re, siç është e përshkruar në marrëveshje. Nëntë ditët e mbetura duhet të shfrytëzohet për të arritur këtë qëllim. Kjo është një prej pika kyçe të marrëveshjes, dhe qeveria si dhe opozita, duhet ta dinë se duhet të arrijnë këtë pikë. Sepse përndryshe, ka rrezik për destabilitet”, ka thënë Steinmeier.

Marrëveshja e arritur të premten, me ndërmjetësimin e perëndimit, bënë thirrje për zgjedhje të hershme, dhe formimin e një qeverie të unitetit, ndërsa i ofron amnisti të gjithë protestuesve anti-qeveritar që janë arrestuar gjatë tri ditëve të kaosit në Kiev.

Mbi 70 persona kanë humbur jetën në këto trazira.(f.aliu) /REL/

Share This Article
12 Comments
  • Ngjarjet ne Ukraine kane terhequr vemendjen dhe interesimin e Europes qe nga fillimi i konfliktit edhe kur nuk kish te vrare. Tani numerohen rreth 40 te vrare, qe per nje popull 45 milionesh te krahasuar me shqiperine eshte sa gjysma e te vrareve te 21 Janarit 2011, llogaritur kjo per milion banore. Eshte interesant fakti qe per 21 Janarin 2011 mediat e Europes u mjaftuan me nje njoftim te shkurter ndersa per problemet e Ukraines me nje angazhim total te qeverive, sidomos ato Gjermane. Si duhet kuptuar ky standart i dyfishte i njerezve te vrare ne Europen lindore? E pare nga ana njerezore del se jeta e shqiptareve eshte per Europen me me pak vlere se ajo e ukrainasve, ndersa nga ana politike BE u rrjeshtua ne anen e atyre qe ajo i quan sipas interesit TERRORRISTE, ne 21 Janarin tone mbajti kahun e qeveritareve ne pushtet, Berishes. I shkruajta keto per te pare qendrimin e diferencuar te BE ne politike kete radhe midis popujve te Europes lindore. Mos harrojme qe as me Tunizine, nuk u krahasuam. Atehere justifikimi ishte se BE nuk do trazira ne Ballkan por me sa duket edhe kjo arsye ra, sepse Ukraina eshte me afer se Ballkani dhe megjithate u doli ne krahe Terroristeve, sepse ata perfaqesojne interesat e BE.
    Perfundim, mire eshte te qendrojme larg BE, se vetem per hysmeqare u intersojme.

    • Nuk e kini keq “boçari”!? Komenti juaj ka një linjë logjike që duhet marë në konsideratë. Sidomos pika e fundit për tu treguar më me integritet e dinjitet përballë politikës europiane…!? Përfaqësuesit e se djathtes europiane qe mbulojné shqipërinë si puna e doris pakut më duket se e bëjne politikën përmes “pazarit politik” të sali berishës? Nderime !

    • Zoti, zonja Bocari, arsyetimi juaj eshte shume i drejte, por interesat e Europes, ndryshojne, me arsyetimin tuaj, qe eshte edhe arsyetimi im.
      Se pari, kemi te bejme me nje shtet berthamor, qe sduhet lene nen influencen ruse.
      Se dyti, kemi te bejme me nje pike shperndrjeje, te gazit qe shkon ne perendim, qe ne rast bllokimi nga ndonje idipt, le pa ngrohje me shume se gjysmen e Europes.
      Se treti, i largon kufijte e influences ruse, nga perendimi.
      Per te gjitha keto dhe shume arsyeve te tjera, Ukrahina ka nje vemendje shume me te madhe se te vraret ne Shqiperi.

  • ANALIZE : Europa e Gjermania te mbajne fjalen ! Te perserisekerkesen per antarsimin e Ukraines ne BE ! Pas lirimit te Julia Timoshenkos populli i Ukraines i plotsoi kushtet !
    E cuditeshme se si kjo heroine arriti ti shpetoje Putini kriminelit !!!

  • @stef staku
    do gezohesha per vertetesine e fjaleve heroine. A eshte e vertete se Timoshenko eshte e pafajshme. Ka nje vendim gjykate ku ajo eshte denuar per shperdorime te medha ne kohen e qeverisjes. Mendoj se vetem nje vendim gjykate qe te vertetoje pafajesine duhet te nxirrte timoshenkon nga burgu.
    Besoj qe asnjeri nuk gezohet po te rrasesh sot Saliun ne burg, te cohen pas 2 vjetesh Lulrat dhe ta lirojne pa i marre asnje dyshke te atyre qe ka vjedhur. Ne kohen e sotme vjedhja po kthehet ne virtut, dhe nuk po e denon dot. Cfare na pret ne te ardhmen?

  • bocari te jap plotesisht te drejte ,evropa si kurve plake qe eshte si deshi SHQIPTARET para 100vjetesh e sna do as sot ,po fut krocatet serbo-sllave qe vrane 300mije njerez te pafajshem ne ballkan ,shqiptaret qe si kane bere dem asnjerit ,pervecse vendit te tyre ,ka 24 vjet qe i tall.

  • vazhdim derguar padashur
    pra europa i nderuar nuk e ka se te do apo ste do. Europa eshte nje sistem kapitalist qe vepron jo ne baze te ndjenjave, por ne baze te interesave. Problemi tjeter eshte se duke qene sistem Kapitalist, qe shume gabojne dhe thone demokratik, mund te jetoje vetem me gjakun e te tjereve. duke qene sot ne rrezik te madh per tu cperbere ajo ka nevoje te thithi sasi te medha gjaku, si psh., Ukraina (mos harrojme se ne baze te fushave eshte hambar bujqesor) dhe pastaj ne vijne vende te vegjel si ne qe na duan per te mbushur vrimat ne harte. Por kjo nuk me shqeteson fare. Nuk me plas se cdo dhe cben Europa, por pritshmeria dhe verberia jone ndaj Europes.

  • O Zoti Im o Madh i Shqipetareve ,te falenderoj ! Sot fillova dhe po lexoj dhe kuptoj se si BashkeAtdhetare te mi ven ne pune llogjiken se si duhet e cila ka te beje me *ZGJIMIN NE INTERESAT TE KOMBIT *.
    Faleminderit Zot qe paske ruajtur akoma njeres te tille ne Kombin Tim .

  • Ej BashkedAtdhetare te Mi ,rruga per Be ne te cilen po na çojne politikanet e Parlamentit Tone – DUHET VENE NE DISKUTIM NE GJITHA ASPEKTET TE SAJA – PASI NE ATE BE KU PO NA çOJNE NA DUHET TE VETEMOHOJME SOVRANITETIN , PAVARESINE KOMBETARE .
    CESHTJA E UKRAHINES ESHTE VETM INTERESA TE ERRETA MES DY POTENCAVE TE SOTME ,RUSI -EVROPE .
    TE SHPRESOJME SE POPULL I UKRAHINES DO TE DIJE TE MBAJE SOVRANITETIN E TYRE KOMBETAR FITUAR NE MBAS SHUM VUAJTJESH ME 1991SHIN .
    NESE ATA DO TE BIEN PRE E NJERIT APO TJETRIT PER TU SKLLAVERIZUAR SHUM SHPEJT KAN PER TE RIPROVUAR PASOJAT QE URSS U PERKUSHTOI .
    NUK BESOJ SE POPULL I UKRAHINES DO THJESHT TE NDERROJE PADRON POR NESE KESHTU HALLALL U QOFTE SKLLAVERIA E VJETER APO MODERNE .
    SHQIPERIA SHQIPTAREVE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *