Mbrëmjen e 8 dhjetorit, deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur ta kalojnë ndryshe. Arben Ristani dhe Edi Paloka kanë qenë në shesh duke parë koncertin me muzikë rock të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Të dy sëbashku janë fotografuar me dy gishtat lart, simbol i kësaj partie. Në ditën e rinisë, thuajse të gjithë eksponentët e kësaj partie kanë qenë në sheshin kryesor të Tiranës. Duket një qëndrim i sforcuar ky i Palokës dhe Ristanit, se këta nuk të falin në kësi rastesh, janë të zhdërvjellët dhe çuna të “hedhur”. Shumë seriozë bre burra të PD-së, çlirohuni pak, a keni festë!?
