Duke lexuar titujt e disa gazetave rreth pjesëmarrjes në tubimin e 20 shkurtit,në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,më erdhi në kujtesë një fejton i shkurtër i viteve 70 të shekullit të kaluar. Ishte koha kur disa kooperativa bujqësore ishin vënë në garë me njëra tjetrën për rendimente të larta në prodhimin e drithrave. Njëra prej gazetave të asaj kohe botoi një letër të kryetarit të njërës prej këtyre kooperativave, i cili thoshte se në parcelat e tij kallinjtë e grurit janë aq të mëdhenj saqë nuk përkulen edhe kur mbi to ulen sorrat.
Të nesërmen një lexues i gazetës i dërgoi redaksisë këtë letër ku thuhej: “edhe unë do ta besoja atë çka na tregon ai kryetari i kooperativës për kallinjtë dhe sorrat, por vetëm me kushtin që kallinjtë të jenë lisa dhe sorrat të jenë miza”
Në rastin e protestës së 20 shkurtit lexuesi u gjend përpara shifrave marramendëse. Gazeta RD hodhi në qarkullim shifrën 200 000 . Të nesërmen Berisha e bëri fakt të kryer shifrën 150 000. Të pasnesërmen Basha nguli këmbë për disa qindra mijë. Unë që e njoh me pëllembë atë segment të bulevardit, nga Ura e Lanës tek Kryeministria, tani rri e vras mendjen: a mund të ngjeshen në 3 mijë metra katrorë 150 000 veta, kur dihet se në një metër katror nuk mund të qëndrojnë më shumë se 3 veta?
Ja pra përse më vajti mendja te kryetari euforik i kooperativës bujqësore dhe lisat e mizat e atij lexuesi të thjeshtë të gazetës.

Epo 3000 vete kane qene!Me kaq votues bashkine Kamez e than PD edhe vitin tjeter.Me kesmet paske lere o Xhelal!Hapi nje zyre PD ne Kamez,sepse qytetaret nuk votojne me banditet!
Epo ja që ju or zoti ymer ju ka shpëtuar nje fakt,fakti qé mizat ne bythën e berishës ishin plot 150.000 ? Ju kini parë sheshin dhe këtu jini ngaterruar me shifrat…!?
I nderuar z. Minxhozi, mos ti hame hakun Sali efendiut. Atebote, edhe neqoftese punet shkonin vaj, ne fund te çdo informacioni nuk harroej ajo lidhesja “megjithate”. “…megjithate, kemi patur edhe keto te meta e dobesi..1..2…3…” Saliun kurre s’e kemi dgjuar. Vetem arritje, arritje, arritje. Sipas tij, jemi ngjitur vite drite lart. Degjo! nga poshte vertet genjehej ate kohe, por nga siper jo. Atehere, edhe hidroçentrale kur ndertoheshin, ai rametliu thoshte…”Shqiperia ka bere nje hap perpara…” Vetem mendja e nje te papergjegjeshmi mund te na ngaterroje e te na beje budallej te gjitheve. Dhe kesaj dite ja arritem, s’ka qene keshtu. Berishen si genjeshtar edhe derrat e kooperatives do e kuptonin qe eshte nje njeri jashte natyres normale te njeriut.