Mundo Deportivo ka publikuar listën e 10 trajnerëve më të mirë në Europë referuar top5 ligave më të mira.
Sipas kësaj liste, trajneri më i mirë renditet Ernesto Valverde i Barcelonës që pas 22 ndeshjeve, ka arritur 18 fitore dhe katër barazime, asnjë humbje.
Në vend të dytë gjendet Masimilliano Allegri me 103 fitore në 137 ndeshje, me përqindje të fitoreve 75, kurse top 3 kompletohet me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, që pas 79 ndeshjeve në La Liga, ka arritur 57 fitore, 72%, përcjell Express.
Top 10 trajnerët me përqindjen më të mirë të fitoreve në klubet e tyre përkatëse në Ligë.
Ernesto Valverde- Barcelona
Massimiliano Alegri- Juventus
Zinedine Zidane- Real Madrid
Maurizio Sarri- Napoli
Pep Guardiola- Manchester City
Antonio Conte- Chelsea
Jupp Heynces- Bayer Munchen
Diego Simeone- Athletico Madrid
Arsene Wenger- Arsenal
Simone Inzhagi- Lazio
e.k/dita
