Duke u nisur nga e hena e 27 prill do të hapen fasha e dytë e bizneseve në Shqipëri.
Portali Qeveritar E-albania ka publikuar sot listën e plotë të aktiviteteve të cilat lejohet të hapen nga e hëna.
Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese lejohet të hapen edhe aktivitetet tregtare.
Nga e hëna lejohet aktiviteti për të gjithë ata që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit.
Dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave, gjithashtu hapen nga e hëna.
Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që do të jenë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë.
Lista filllimisht u bë publike nga kryeministri Rama, i cili njoftoi se të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania.
Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës.
Kliko këtu për listën e plotë.
j.l./ dita

Byrektoret mire qe po hapen. por ato qe gatuajne byreket, duhet te mbajne maska dhe doreza se infektojne te tjeret.