Tashmë që historia e një atentati të supozuar ndaj deputetit Tom Doshi është bërë çështje dite, edhe rrjetet sociale kanë shpërthyer në humor me ato çka dëgjohen nga goja e personazheve të përfshirë në këtë çështje.
Pasditen e sotme ka nisur të qarkullojë një listë se sa kushton secili politikan që të ekzekutohet nga Durim Bami, personi i cili thotë se është paguar 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin.
Kjo listë fillon me Tom Doshin për të cilin duhen 5 qind mijë Euro për ta ekzekutuar.
Më pas vijën me radhë, Edi Rama, Lulzim Basha dhe disa nga ministrat, etj. Në këtë listë mungon Doktori. Ndaj të cilit as me shaka nuk mund t’i kujtohet vdekja…:)


Nard Ndoka: tvret Zoti
Vangjel Dule: te hecen ters
Vasil Bollano: 40 dite mbare
Dashamir Tahiri: kane hy ngjak me mu
Spartak Ngjela: krim kunder trashegimise boterore
Kastriot Islami: krim ndaj satires politike