Lista e degëve më shumë dhe më pak fitimprurëse të vitit 2021

Ornela

Nëse keni menduar ndonjëherë se cila diplomë universitare do t’ju sillte përftimin më të lartë në raport me investimin tuaj, kompania njujorkeze Bankrate ju sjell një listë të 159 degëve më shumë dhe më pak fitimprurëse të vitit 2021.

Bankrate ka bërë një listë të 159 programeve universitare duke i renditur nga më fitimprurësja deri tek ajo më pak fitimprurëse, në bazë të të dhënave të mara nga Byroja Amerikane e Shërbimeve Komunitare, intervistave me më shumë se 2 milionë amerikanë dhe një analize të thellë të të diplomuarve që janë bërë tashmë pjesë e forcës punëtore.

Sipas rezultateve të nxjerra, degët më fitimprurëse për momentin konsiderohen ato që i përkasin fushave STEM – që përfshijnë shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën.

Dega me probabilitetin për të qenë më fitimprurëse për vitin 2021 u zgjodh Inxhinieria Arkitektonike (që nuk duhet ngatërruar me Arkitekturën). Të diplomuarit e kësaj dege, marrin një rrogë vjetore mesatare prej $90,000 dollarësh amerikanë dhe norma e papunësisë për këtë degë është 1.3%.

Në fakt, dega që mori vendin e parë për sa i përket pagesës mesatare më të lartë ishte Inxhinieria Elektrike, me një pagë vjetore prej $107,000 dollarësh. Por, norma e papunësisë për këtë e degë ishte paksa më e lartë (2.3%) gjë që ja humbi asaj vendin e parë në listë.

5 më fitimprurëset:

Inxhinieria arkitektonike
Paga vjetore mesatare: $90,000; norma e papunësisë: 1.3%

Menaxhim Ndërtimi
Paga vjetore mesatare: $80,000; norma e papunësisë: 1%

Inxhinieria Kompjuterike
Paga vjetore mesatare: $101,000; norma e papunësisë: 2.3%

Inxhinieria e Hapësirës Ajrore
Paga vjetore mesatare: $100,000 ; norma e papunësisë: 1.9%

Shkencat e Transportit dhe Teknologjisë
Paga vjetore mesatare: $86,000; norma e papunësisë: 1.8%

5 më jo-fitimprurëset:

Psikologjia Klinike
Paga vjetore mesatare: $49,000; norma e papunësisë: 3.8%

Kompozim dhe Komunikim
Paga vjetore mesatare:$42,000; norma e papunësisë: 4.9%

Drama dhe Artet Teatrale
Paga vjetore mesatare: $41,000; norma e papunësisë: 4.5%

Arte Vizuale të Ndryshme
Paga vjetore mesatare: $38,000; norma e papunësisë: 5.6%

Arte Vizuale dhe Performative
Paga vjetore mesatare: $35,500; norma e papunësisë: 3.6%

 

Degët më shumë dhe më pak fitimprurëse
Vendi Dega Paga mesatare Norma e papunësisë
1 Inxhinieria Arkitektonike $90,000 1.3%
2 Menaxhim  Ndërtimi $80,000 1.0%
3 Inxhinieria Kompjuterike $101,000 2.3%
4 Inxhinieria Hapësinore $100,000 1.9%
4 Shkencat e Transportit dhe Teknologjisë $86,000 1.8%
6 Inxhinieria Elektrike $107,000 2.3%
7 Inxhinieria dhe Shkencat e  Materialeve $97,500 2.0%
8 Inxhinieria Civile $90,000 1.9%
9 Inxhinieria  Mekanike $96,000 2.2%
10 Inxhinieria  Kimike $100,000 2.3%
11 Inxhinieria Mekanike, Fizike dhe Shkenca $93,000 1.3%
12 Farmacia, Shkencat Farmaceutike dhe Administrimi $101,000 2.4%
13 Teknolgojitë e Prodhimit Industrial $80,000 1.9%
14 Programet e Shëndetësisë dhe Përgatitjes Mjekësore $98,000 1.9%
15 Teknolgojitë e Inxhinierisë Elektrike $86,000 2.1%
16 Inxhinieria Metalurgjike $100,000 2.6%
17 Inxhinieria Industriale dhe Prodhimi $90,000 2.4%
17 Shkenca e Materialeve $94,000 2.1%
19 Inxhinieri të ndryshme $90,000 2.6%
20 Arkitektura Detare dhe Inxhinieria Marine $100,000 3.3%
21 Shkencat Kompjuterike $96,000 3.1%
22 Shkencat e Infromacionit $85,000 2.6%
23 Inxhinieria e Përgjithshme $85,000 2.4%
24 Menaxhimi Industrial $92,000 3.0%
25 Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit dhe Administrimi Mjekësor $86,000 3.0%
26 Politikat Publike $76,500 1.8%
27 Inxhinieria Nukleare $100,000 3.7%
28 Financa $80,000 2.7%
29 Operimet, Logjistika dhe Tregëtia Online $72,000 2.2%
30 Inxhinieria e Naftës $94,000 5.2%
31 Shkencat Atmosferike dhe Meteorologjike $72,500 1.6%
32 Inxhinieria  Mekanike dhe Teknologji relevante $72,000 2.4%
32 Fizika $90,000 2.7%
32 Sistemet Kompjuterike dhe të Informacionit $78,000 2.7%
35  Inxhinieria Biologjike $70,500 1.4%
35 Infermieria $68,000 1.3%
37 Shkencat Biokimike $75,000 1.7%
38 Zoologjia $75,000 1.7%
39 Kimia $82,000 2.3%
40 Kontabiliteti $70,000 2.1%
41 Teknologji të ndryshme inxhinierike $73,000 2.7%
42 Statistikat dhe Shkencat e Vendimarrjes $80,000 2.7%
43 Arkitektura $70,000 2.0%
44 Mikro-biologjia $75,000 2.3%
44 Ekonomia Bujqësore $65,000 1.7%
46 Ekonomia $80,000 2.9%
47 Matematika $74,000 2.4%
47 Biologjia Molekulare $70,000 1.9%
49 Administrimi i Edukimit dhe Supervizimi $68,000 1.0%
50 Eknomia e Biznesit $75,000 3.0%
51 Teknikët e Teknologjive Mjekësore $62,000 1.7%
52 Matematika e Aplikuar $85,000 3.9%
53 Pyllëtaria $60,000 1.4%
54 Inxhinieria Mjedisore $68,000 2.3%
55 Fiziologjia $65,000 1.6%
56 Inxhinieria Biomjekësore $80,000 3.5%
56 Biologjia $68,000 1.9%
58 Biznes i Përgjithshëm $65,000 2.6%
59 Gjenetika $70,000 2.4%
60 Menaxhimi i Informacionit Kopmjuterik dhe Sigurisë $69,000 3.0%
61 Marrdhëniet Ndërkombëtare $70,000 2.7%
62 Telekomunikacioni dhe Rrjetet Kompjuterike $65,000 2.8%
63 Shkencat Gjeologjike $72,000 2.9%
64 Shkencat Konjitive dhe Biopsikolgjia $70,000 2.9%
65 Shkencat Politike dhe Qeverisja $72,000 3.0%
66 Teknologjitë Inxhinierike $68,000 3.1%
67 Menaxhim Biznesi dhe Administrim $63,000 2.6%
68 Programimi Kompjuterik dhe Përpunimi i të Dhënave $69,000 4.9%
69 Shkenca të Përgjithshme $60,000 2.1%
70 Biznes Ndërkombëtar $65,000 2.9%
71 Trajtimet Terapeutike $60,000 2.0%
72 Gjeografi $61,000 2.3%
73 Shërbimet e Ndihmës Mjekësore $54,000 1.4%
74 Biologji e Përgjithshme $60,000 1.9%
75 Prodhimi dhe Menaxhimi Bujqësor $52,000 1.4%
76 Burimet Njerëzore dhe Menaxhimi $60,000 2.4%
77 Shkencat Ushqimore $65,000 3.0%
78 Marketing dhe Kërkime të Tregut $61,000 2.9%
79 Biznes i përgjitshme dhe Administrim Mjekësor $60,000 2.9%
80 Gjeologji dhe Shkencat e Tokës $65,000 3.0%
81 Administrimi Publik $64,000 2.8%
82 Historia Amerikane $63,000 2.4%
83 Shkencat Bimore dhe Agronomia $52,000 1.7%
83 Psikologjia Sociale $54,000 2.1%
85 Shkenca Botanike $55,000 1.7%
86 Shkenca Sociale të Përgjithshme $62,000 2.5%
87 Shkencat e Çrregullimeve të Komunikimit $55,000 1.6%
88 Meanxhimi i Resurseve Natyrore $53,000 2.1%
89 Historia $60,000 2.6%
90 Psikologjia Industriale dhe Organizative $65,000 5.2%
91 Kriminologji $52,000 2.2%
91 Mesuese Matematike $52,000 1.2%
91 Shkencat e Kafshëve $50,000 1.4%
94 Shkencat Neurologjike $55,000 2.4%
95 Komunikimi $55,000 3.1%
95 Bujqësia e Përgjitshme $50,000 2.0%
97 Studimet Ndërkulturore dhe Ndërkombëtare $55,000 2.8%
98 Reklamimi dhe Marrdhëniet me Publikun $55,000 3.5%
98 Mësuesi Fiskulturë dhe Edukimi Shëndetësor $50,000 1.7%
100 Gazetaria $55,000 3.1%
101 Menazhimi i Hotelerisë $50,000 2.3%
102 Mësuese Gjimanzi $50,000 1.2%
103 Shkenca Sociale $52,000 2.4%
104 Edukimi i Nevojave të veçanta $50,000 1.2%
105 Kujdesi Fizik $50,000 2.1%
106 Edukimi (të ndryshme) $50,000 1.8%
107 Edukim i Përgjithshëm $50,000 1.8%
108 Shkencat e të Ushqyerit $50,000 2.1%
109 Shërbimet Mjekësore Administrative $52,000 2.9%
110 Studimet Etnike dhe Civilizimit $56,000 3.1%
111 Shkencat Mjedisore $53,000 2.9%
112 Oqeanografia $57,500 3.6%
113 Studimet Para-ligjore dhe para-legale $55,000 4.1%
114 Filozofia dhe Studimet Fetare $52,000 2.4%
115 Shkencat Sociale ose Mësuese Historie $50,000 2.0%
116 Mësuese Shkence dhe Shkence Kompjuterike $50,000 2.0%
117 Frengjisht, Gjermanisht, Latinisht ose gjuhë të tjera, Studime Gjuhësore $52,000 2.5%
118 Sociologji $50,000 2.6%
119 Studime ndër-disiplinore ose multi-disiplinore $50,000 2.8%
120 Edukimi i Gjuhës dhe Teatrit $50,000 2.2%
121 Gjuha dhe Letërsia Angleze $53,000 2.9%
122 Psikologjia Edukative $56,000 3.8%
123 Psikologji (të ndryshme) $53,500 3.0%
124 Shërbimet e përgjitshme mjeksore dhe shëndetsore $50,000 2.8%
125 Psikologji $50,000 2.7%
126 Shkenca Sociale të Përgjithshme $50,000 2.9%
127 Mass-Media $50,000 4.2%
128 Edukim si Mësuese: Disa nivele $47,000 0.9%
129 Ekologji $50,000 3.4%
130 Edukimi Elementar $45,000 1.3%
131 Këshilltare e Studentëve të Shkollave $50,000 2.7%
131 Histori dhe Kritikë Arti $50,000 3.1%
133 Antropologji dhe Arekologji $51,000 3.3%
134 Shkenca Sociale Ndër-disiplinore $50,000 3.8%
134 Linguistika dhe Gjuha dhe Letërsia $50,000 3.1%
136 Profesione të përgjithshme shëndetësore $47,000 2.0%
137 Shkencat e Biblotekës $46,150 1.2%
138 Edukimi i Artit dhe Muzikës $43,700 1.5%
139 Edukimi i Fëmijërisë së Hershme $42,000 1.8%
140 Teologji dhe Vokacione Fetare $40,000 1.7%
141 Shkencat e Familjes dhe Konsumatorit $42,000 2.3%
142 Komuniteti dhe Shëndeti Publik $48,150 2.8%
143 Shkencat Humanitare $49,000 2.9%
144 Arti Komercial dhe Dizajni Grafik $47,000 3.6%
145 Puna Sociale $45,000 2.4%
146 Teknologjitë e Komunikimit $48,000 4.3%
147 Shërbimet Humane dhe Komunitare $40,000 2.8%
148 Gjuhë të tjera të huaja $48,350 3.4%
149 Shërbime Kozmetike dhe Artet Kulinare $40,000 3.7%
150 Film, Video dhe Artet Fotografike $43,000 4.8%
151 Arte Vizuale $41,000 3.6%
152 Muzika $40,000 2.9%
153 Artet e Studios $36,000 2.9%
154 Këshilltar Psikologjik $41,000 2.6%
155 Psikologji Klinike $49,000 3.8%
156 Kompozimi dhe Komunikimi $42,000 4.9%
157 Drama dhe Artet Teatrale $41,000 4.5%
158 Arte Vizuale të Përgjithshme $38,000 5.6%
159 Arte Performative $35,500 3.6%

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *