Listat e kandidatëve Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës ka zbardhur përgjatë ditës së sotme, listat me kandidatët që kandidojnë për postin e “Rektorit”, kandidatët për anëtar të Senati Akademik”, si dhe listat paraprake për “anëtar Senati Akademik, përfaqësues i studentëve” për garën e zgjedhjeve në këtë institucion të arsimit të lartë.
Për postin e Rektorit në garë është regjistruar kandidatura e Artan Hoxhës (dekani aktual i Fakultetit të Drejtësisë). Duke u ndalur të kandidaturat e tjera, në Fakultetin e Histori- Filologjisë vërehet përfshirja në garë edhe e ish deputetëve të së djathtës, Valentina Duka, apo Mark Marku, përkatësisht në departamentin e Historisë dhe Gazetarisë në këtë fakultet.
Ndërsa në departamentin e Gjuhës në garë për drejtues është Shezai Rrokaj, tek departamenti i Letërsisë kandidojnë Persida Asllani dhe Lili Sula, në departamentin e Gjeografisë kandidon Romeo Hanxhari, në departamentin i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore kandidon Iris Pojani.
Çka tregon një gjithëpërfshirës në këtë garë, duke vënë në pikëpyetje pretendimet e rektorit Koni për një proces të paligjshëm.
Në vijim të shkrimit gjeni listën e plotë të kandidaturave të konfirmuara sot nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve për postet drejtuese në të gjitha nivelet e Universitetit të Tiranës. (LEXO KËTU)
Ky komision bën me dije se ende nuk zotëron vulën e tij, e cila siç konfirmohet, është refuzuar të jepet nga Zyra e protokollit në Rektorat, përmes refuzimit të marrjes së shkresës zyrtare të këtij komisioni.
p.k./dita



Fitore e demokracise.
E shifni qe hajnant djathtas dhe majtas u bene bashke.
Fitore me zgjedhje me nga 1-kandidate.
Deri dje benin ham, ham, ham se zgjedhjet kishin marre rrugen e paudhesise, te gjithe u rreshtuan ne monizmin-demokratik.
Arritja me e madhe ne shkaterrimin e Universitetit.
Fytyra te pa-afta, te ashtequajtur intelektuale qe nuk meritojne te shkojne as mesues per shkollen 9-vjecare.
Kajani nonen shqipes.
Departamenti i Gjuhes me gabime ortografike…..Sezai Feta..h…… Rokaj apo Rrokaj
Keto zyrat e protokollit qe nuk i leshokan vulat qenkan bere si komisioneret e PD ne komisionet zgjedhore qe me porosi te Saliut mernin vulat dhe komisionet nderprisnin punen!