Lista e këshilltarëve bashkiak që rrezikojnë mandatin…

Elton Tafaruci

Mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit në kohë nga ana e anëtarëve të këshillave bashkiak duket se do t’ju kushtojë atyre përfundimin e parakohshëm të mandatit si këshilltar.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e martë, ku do të vendosë për mandatin e këshilltarëve vendorë.

Nga verifikimi KQZ-së rezulton se 65 këshilltarë bashkiak nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimt, ku nga këta 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit dhe 49 këshilltarë nuk e kanë plotësuar brenda afatit kohorë.

Mesohetse midis emrave që nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe pritet t’ju hiqet mandati është edhe profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila ishte kandidate për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës.

Mes tyre është edhe Luan Bregasi, një biznesmen i njohur dhe drejtues i “Biznes Albania”, i cili nga vendimi i KQZ-së pritet të mos jetë më këshilltar.

Më poshtë është lista e funksionarëve që nuk kanë plotësuar në kohë formularin e dekriminalizimit.

dghdhdh_1464417440-7354789-153x300

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *