Niveli i shlyerjes së borxheve të prapambetura të qeverisë ndaj biznesit, të trashëguara nga administrata Berisha ka arritur sot në 120 milionë dollarë – bëri me dije një burim nga Ministria e Financave. Burimi zyrtar tha për DITA se vetëm gjatë ditës së sotme janë disbursuar rreth 80 milionë dollarë borxhe të prapambetura.
Nga 120 milionët e kthyera deri më tani, rreth 90 milionë janë pagesa per TVSH të pashlyera, kurse 30 milionë janë për kontraktorë të papaguar për investimet publike – tha ministri Cani gjatë një takimi (i treti në radhë) sot në mbrëmje me Këshillin Konsultativ, i cili përbëhet nga ekspertë të fushës ekonomike dhe medias.
Niveli 120 milionë dollarë është arritur ende pa mbërritur kësti i parë i FMN-së. Me ardhjen e këtij kësti, procesi pritet të përshpejtohet. Ekzekutivi shpreson që rreth 350 milionë dollarë borxhe të trashëguara nga qeveria e mëparshme ndaj biznesit të shlyhen deri ne qershor të këtij viti. Shlyerja e këtij borxhi përcaktohet nga analistët si rrethanë bazike për rivitalizimin e ekonomisë së vendit.
***************
Lista e kompanive që do t’u paguhet borxhi nga qeveria
Ministria e Financave ka përditësuar listën e kompanive, fatura e të cilave është verifikuar dhe pritet të likujdohet nga qeveria, për punët e kryera publike. Nga përditësimi i këtyre listave vihet re se kompanitë që kanë patur punë publike të kryera deri në vitin 2005 dhe nuk ishin paguar nga qeveria e kaluar, fatura e tyre është likujduar. Tashmë janë kompanitë që kanë punuar pas vitit 2007, verifikimi i të cilave është bërë nga ky institucion që do të shlyhen nga qeveria. Strategjia e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura përcakton procedurat për kontrollin, verifikimin dhe rakordimin e të gjitha pagesave të prapambetura si edhe hartimin e masave për të shmangur krijimin e detyrimeve të reja në të ardhmen. Radha e pagesave do të ndjekë parimin e kohës së krijimit të detyrimit financiar, detyrimet më të vjetra tek ato më të reja, sipas datave të dorëzimit, vlerësimit dhe aprovimit nga institucionet, të dokumentacionit përkatës.
Pervec shlyrjes se borxheve duhet te dini se 100% e ketyre kompanive jane hajdute…qe vjedhja e tyre ka funksionuar fale modelit Berishian….
SHTET ALABAK–INFORMACION FEVZI-PUNE– PUBLIKE HAJDUTERI
O milet ,kujt i duhen e pse i duhen shqipetareve emrat e kompanive?
Shqipetareve u duhet pse jane harxhuar e ku jane harxhur e kush ka qene nevoja e ketyre investimeve.Po qe se jane hedhur per asfalt e mbjelle ÇIMENTO–ASNJE LEK NGA GJAKU I FEMIJEVE TE PA NGRENE.
As kujt si duhen emrat e kompanive, por sherben per te krijuar nje kulture transparence, qe sherben me vone ne zinxhirin operacional dhe financiar. Pionier, nqs te interesojne projektet/pu net qe ka kryer secili, germo faqet e Ministrive/Dikastereve perkatese.
Shume nga keto kompani kane krijuar idene jo shume te paster per emrin e tyre edhe pse te gjithe sektorit te ndertimit i ka rene perdja e zeze e gjykimit, shpesh jo pa baza!
pronaret e ketyre firmave jane ata “TRIMAT” qe nuk bzajnin ne kohen e sundimit te shpellareve te vicidollit.
Atij shpellarit nuk ja kerkonin paret ndersa Ed Romes po i cajne daullen e veshit !!!
Ndersa “buri” i Aurrelles thote se ekonmomia eshte ne kolaps sumor.
Keto pagesa nuk duhej te ishin fature per taksapaguesit;duhej t’u faturoheshin qeverisesve qe i kontraktuan gjithe keto “pune” ,te cilat zor se shihen me sy.
Mos ndeshkimi i pergjegjesve ,ne ligj, vijon kararin kriminal 23-vjecar,-“merr e ik e mos ki frike”
E pra, shqiptaret me 23 qershor votuan,ne shumice te cilesuar per t’i dhene njehere e mire fund ketij karari krethemeles dhe per ndeshkimin e pameshirshem te ish qeveritareve ,kusare te parase publike.
Mua si taksapaguese listimi i kompanive me tregon vecse aradhen e akaparuesve te biznesit me pushtetin e brekedhjerit te historise.Mua si taksapaguese korrekte me ligjin,me takon te me behet e ditur lista e zullumqareve zyrtare,pergjegjes ne ligj.TUNG.
Po vendimet gjyqesore te formes se prere per punonjesit qe ka pushuar Qeveria e Berishes dhe qe nuk jane zbatuar qe nga viti 2005, kur do te likujdohen ?
Zbatimi i ketyre vendimeve ka qene nje premtim i Qeverise se sotme.
A eshte e angazhuar qeveria per keto borxhe ?
sa te sjellshem jane me kompanite rama :meta :::: e cuditshme ::::me keto leke ai mund te hapi vende pune dhe kompanite le te presin edhe pak ::: se nuk do vdesin ::::apo jane miqte e rames :::dhe bene si nene tereza :::i ndergjegjshem :::: e gjithe bota kane borgje more shqiptare ::::por kjo eshte nje ;;;;;;;;;; qe fsheh dicka te pa zakonshme ::::te pa qarte ::
Albano, jam dakord me ty !
Dakort me komentet me siper. 1) Taksa-paguesi nuk eshte pyetur nese e do kete borxh. 2) s’pati asnje tentative per negociata dhe “zvoglim borxhi” nga nje qeveri qe e gjeti arken Bosh e plot borxhe. 3) Nuk jam dakort me “analistet” qe paskan thene se kjo eshte vitale per “zhvillimin ekonomik” pasi nuk kemi pare verifikime tenderesh, interesash, kualitet ne pune, klientelizem, firmat fantazme, siguracionet tek punonjesit, taksat ne shtet etj. 4) Te lahet ky borxh, morem kredi tek FMN-ja.
—
Presim qe ne te ardhmen, nese parashikimet nuk plotsohen per “rivitalizimin e Ekonomise se Vendit” dikush te mbaje pergjegjesi.
—
Ka nje ndryshim ndaj Punonjesit te Shtetit/Politikanit me ate Privat; i pari asnjehere nuk mban pergjegjesi per Financat Publike e c’ndodh me to, i dyti fluturon nga vendi i punes.
Jam i nje mendimi me komentusin P.A.B. Ministria e Fincave nuk duhet te trumpetoje e te fryhet me te madhe, qe pa ardhur kesti i pare i FMN kemi shlyer me “forcat tona” 120 milion $ detyrime ndaj biznesit ku jane trasheguar 360 milion te tilla, pra arka e shtetit nuk paska qene bosh??? Ne vecanti Ministri Cani qe kur ka mbaruar Universitetin e gjithe jeten e tij e ka shtyre brenda mureve te BSH duke filluar tek sporteli i pagesave me nje makine te vjeter shkrimi “Olivet” si stazhier disa vite me vone ne diktature ka qene shef i sektorit te marredhenieve me jashte dhe Ardian Fullanin (Mediokrin) e ka pasur zevendes te tij, me nje dallim qe Ardiani ka qene Komunist dhe Canit nuk i ka shkelur qofte edhe nje here kepuca ne terren per tu bere pak pis me balte. Eshte e papranueshme qe te zgjidhesh thesin e arkes se shtetit pra te qytetareve per te paguar keto bizneve pa i kontrolluar qofte edhe nje meter asfalt elektoral te shtruar, ku kane kryer punime dhe vepra jashte standarteve dhe kushteve te lidhura ne kontrate, punime te paperfunduara me temndera te mbyllura brenda familjes Berisha me cmimet e percaktuara nga vete keto kompani. Te bie ne sy fakti qe shume prej ketyre Kompanive kane marre thela te medha ne keto invetime dhe kane dale fitues ne me shume se 4 tenderime, e thjesht fare z. Cani, kur nuk ke marre parate per tenderine pare hajde po themi eedhe per te dytin si dreqin ke marre te katertin te pestin e me rradhe, kjo pune jo qe bie ere e piset por eshte e qelbur fare. Z. Cani ke shume kompani qe ne cdo fushate kane financuar bollshem me euro PD dhe si shperblim u eshte kthyer restua me tendera te shumta ku keta kane pasur dhe kane monopolin, kjo eshte mafia e ndertimit qe kishte kapur shtetin ne bashkepunim me Saliun e familjen e tij. Ti z. Cani me nje te rene te lapsit ben likujdimet, pa t’u dridhur dora dhe qerpiku, na thuaj te pakten per gjithe keto anarshi dhe shperdorime dhe megavjedhje te bera ne 8 vite , a ke cuar te pakten nje denoncim per ish Ministrin Ridvan Bode, per te cilen ai u ka bere edhe Kar-shillek duke u thene e sfiduar, ja ku e keni prokurorine perse nuk shkoni, kujdes se mos po u kap edhe ju dora mjalte nga qypi (qipi) me flori i popullit.