Lista e mësuesve të Historisë që testohen për licencën

J L

Pas arsimit fillor dhe lëndës së gjuhë letërsisë, provimet e shtetit për licencat e reja në mësuesi do të vijojnë me historinë. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka konfirmuar tashmë listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të dhënë provimin e lejes së ushtrimit të profesionit si mësues i historisë në shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar, apo gjimnaze, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Testimet në këtë profil do të zhvillohen për dy ditë me radhë, përkatësisht në datat 31 tetor dhe 1 nëntor, me tre turne.

Për secilin kandidat që është pjesë e listës së detajuar në vijim, QSHA ka përcaktuar edhe datën dhe orarin se kur duhet të paraqitet në ambientet e këtij institucioni për të zhvilluar testimin e informatizuar. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar orarin se kur duhet të paraqiteni për të zhvilluar provimin e shtetit në këtë lëndë. Sipas rregullores së zbardhur më herët  nga dikasteri i Arsimit, për të mos rrezikuar hyrjen në provim, kandidatët që janë pjesë e kësaj liste duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jeni të pajisur detyrimisht me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal, si dhe kopje të tyre.

Me vete duhet të mbani edhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, ku të jetë e specifikuar hera pjesëmarrjes. Fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatëse. Me vete duhet të keni edhe kopjet e diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mungesa e ndonjërit prej këtyre dokumenteve penalizon kandidatët me përjashtim nga provimi e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Provimi do të jetë i strukturuar në tre pjesë, të cilat përfshijnë pyetjet rreth njohjes së rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pyetjet rreth pedagogjisë, metodave të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës, si dhe pyetjet specifike për profilin lëndor në të cilin mësuesi kërkon të fitojë licencën. Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve, QSHA ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të kësaj qendre.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Sipas rregullores, nëse një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Autoritetet drejtuese të kësaj qendre bëjnë me dije se një pjesë e mirë e këtyre të rinjve, kthehen në garë për licencën për të disatën herë, pasi kanë dështuar në sezonet e provimeve të zhvilluara përgjatë sezoneve të shkuara.

Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit. Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pajisja më lejen e ushtrimit të profesionit, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit.

Në ditën e provimit duhet të keni me vete:

  • Duhet të paraqiteni në QSHA 30 minuta para fillimit të orarit të provimit.
  • Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
  • Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
  • Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për
  • llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë bazuar në herën e pjesëmarrjes.
  • Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara.

Tarifat sipas herës së pjesëmarrjes në provim:

  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të parë provimin e shtetit është 10,000 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të dytë provimin e shtetit është 12,500 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të tretë provimin e shtetit është 15,000 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të katërt provimin e shtetit është 17,500 lekë.
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të pestë provimin e shtetit është 20,000 lekë.
  • Tarifa për ata që e japin për herë të gjashtë, e më shumë, provimin e shtetit është 25,000 lekë.

Për listën e plotë klikoni këtu:  histori

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *