Ndryshimi ne listat e PD-se erdhi kryesisht nga nevoja e Berishes per te siguruar perkrahjen e akrobateve te PS-se me shpresen e ndonje ndikimi te tyre te mundshem ne elektoratin e majte si dhe nga perfshirja e Xhuveleve e kompani. Shumica e te larguarve kane qene thjeshte ushtare te bindur te cilet do te shperblehen ne nje menyre tjeter ne keto dy muaj te mbetur ose ne te ardhmen nese Berisha mbetet perseri ne pushtet – thote Armand Vincani ne kete interviste per DITA.
Armand, si do t’i vlerësoni listat e kandidatëve të PD-së dhe PS-së?
Është vështirë të japësh një koment të saktë për listat e kandidatëve për faktin se është e pamundur të njohësh të gjithe individët që i përbëjnë ato. Sidoqoftë, duket se PS-ja ka treguar me tepër fleksibilitet e është përpjekur të zgjedhë deri diku kandidatë me një “background” të spikatur e që janë specialistë të aftë në fushat ku punojnë. Lista e PS-se duket më homogjene ne kuptimin që individet e saj kane patur nje ideologji te majte dhe kane qene konsistent ne filozofine e tyre. Ne anen tjeter, lista e PD-se perben një konglomerat ku është mjaft e vështirë të dallosh një bosht te caktuar ideologjie e frymezimi partiak. Perfshirja ne keto lista e kryetareve te partive te tjera te vogla apo e individeve qe ju shkeputen PS-se per interesa meskine e ben kete parti pa ndonje fizionomi te spikatur ku duket qarte se mbajtja e pushtetit nga ana e Berishes sundon mbi çdo kriter a parim te organizimit e funksionimit te nje shoqerie shume partiake. Se çfare hibridi mund te dale nga bashkimi i elementeve te tille si Islami, Xhuveli, Koka, Mediu etj., dhe çfare produkti politik mund te manifakturohet ne “ofiçina” te tilla nje zot e di por ajo qe mund te thuhet me siguri eshte se ky produkt do tu sherbeje kujtdo me perjashtim te interesave te popullit e njerezve te thjeshte qe u serviret kjo maskarade e turpshme.
Eshte per te ardhur keq qe vendi po i afrohet zgjedhjeve dhe alternativat e vetme qe po i lihen votuesve jane sigurimi i karrierave te individeve te caktuar qe jane mesuar me pushtet e te jetojne ne kurrizin e te tjereve. Kjo do te jete ana me e shemtuar e ketyre zgjedhjeve. Ne pergjithesi listat nuk ofrojne shume per te vleresuar. Ato po instalojne ne Shqiperi lojen e bixhozit ne politike. Polarizimi ne dy kampe politike le fare ose aspak vend per zgjedhje alternativash. Elektorati do te votoje jo listat por partine. Çfaredo emrash te vendose Rama ne listen e tij elektorati do te votoje ne shumice PS-ne sepse eshte tejet i lodhur dhe i zhgenyer me regjimin e Berishes. Por do te doja te thosha se po i leme brezave qe do te vijne nje eksperience mjaft te hidhur. Kjo nuk eshte multipartizem por thjesht akrobaci per te mbajtur me çdo kusht pushtetin.
Dy kryetarët Berisha dhe Rama kanë lënë jashtë gare shumë emra të njohur të partive të tyre. PD ka hequr thuajse gjysmën e deputetëve të legjislaturës së fundit, ndërsa PS një të tretën. Është i natyrshëm një ndryshim i tillë apo kryetarët kanë larguar zërat kundër nga e drejta e rikandidimit?
Eshte mese normale rotacioni edhe brenda nje partie. Edhe pse listat jane pastruar nga shume emra qe i kemi pare ne vite vetem ne borderote e parlamentit perseri ato mbeten te tejfryra me emra qe duhet te kishin marre pensionin politik me kohe. Por kjo eshte e justifikueshme kur vete kryeministri i sotem ka rreth 25 vjet ne politike e nuk i shkon asnjehere ndermend se kjo eshte mjaft.
Dallimin themelor ne ndryshimet e bera ne listat nga legjislatura e kaluar e bejne parimi i zbatuar. Duke pare emrat e zevendesuar te PS-se duket se shqetesimi i Rames ka qene kryesisht sjellja e individeve te rinj qe mund te sjellin nje fryme e filozofi te re ne grupin parlamentar te kesaj partie. Mund edhe te gaboj, por me perjashtime te pakta individet qe jane lene jashte nuk kujtohen per nje efikasitet apo inteligjence politike. Ne anen tjeter, Rama ndryshe nga hera e kaluar eshte treguar i vendosur ne largimin e disa individeve qe shpesh kane vepruar ne kundershtim me vendimet kolegjiale deri edhe ne votimin ndryshe me interesat e PS-se.
Duhet te kemi parasysh se fragmentarizmi ne PS ka qene shume here me i dukshem se sa ne PD ku pothuaj nuk ka ekzistuar fare. Fryma e debatit apo kundershtimit brenda partise eshte lejuar e ndodhta inkurajuar nga Rama. Kjo i sherben jetes se brendshme te nje partie per aq kohe sa nuk thyhen e shkelen vendimet ne grup. Rast konkret eshte ai i E. Braçes i cili megjithese shpesh ka qene nje ze kundershtues asnjehere nuk ka vepruar si individ ne subjektet qe kane patur nje vendim kolegjial. Perfshirja e tij ne listat e ketyre zgjedhjeve tregon me se miri ate çka u tha me lart.
E kunderta ndodh ne PD ku as nuk mund te behet fjale per debat apo kundershti qe vjen ndesh me vendimet apo opinionet e Berishes. Ne pergjithesi, nuk ndaj te njejtin mendim me disa qe mund ti shohin ndryshimet ne listat e asaj partie si mase ndaj zerit ndryshe. Kjo sepse me perjashtime teper sporadike ne kete kamp nuk ka patur ndonje gjel qe te kete kenduar ndryshe.
Ndryshimi ne listat e PD-se erdhi kryesisht nga nevoja e Berishes per te siguruar perkrahjen e akrobateve te PS-se me shpresen e ndonje ndikimi te tyre te mundshem ne elektoratin e majte si dhe nga perfshirja e Xhuveleve e kompani. Shumica e te larguarve kane qene thjeshte ushtare te bindur te cilet do te shperblehen ne nje menyre tjeter ne keto dy muaj te mbetur ose ne te ardhmen nese Berisha mbetet perseri ne pushtet.
Tani që listat janë zyrtare, ku mendoni se kanë gabuar apo kanë vepruar drejt dy liderët? Mund të më thoni një emër që përbën një zgjedhje të keqe dhe një që është zgjedhje e mirë në të dyja listat?
Me duhet te perseris mendimin e shprehur me pare. Listat te japin pak mundesi te fokusohesh ne cilesite e kandidatit. Ato me shume, duam apo s’duam, te shtyjne drejt pazarlleqeve e shikimit te problematikes nga nje kendveshtrim tjeter. Nje gje mjaft pozitive ne listen e PS-se eshte mosperfshirja e kryetareve te partive te vogla aleate siç ndodhi me listen e PD-se.Nese me PS-ne do te kishte ndodhur e njejta gje atehere zgjedhjet e ardhsme nuk do te kishin asnje kuptim e mbi te gjitha do te ishte fyerje per elektoratin dhe individed qe kane kontribuar per shume vite ne jeten e brendshme te saj.
Keshtu nuk eshte e ndershme qe E. Alibeajn apo L. Demi te zevendesohen me te ikurit e PS-se.Dy individe qe brenda kornizave te tyre te pakten kane qene ne gjendje t’i nenshtrohen llogjikes dhe te perdorin intelektin e tyre edhe kur kane mbrojtur udhezimet e Berishes. Minimumi qe mund te dallosh ne personalitetin e tyre eshte profesionalizmi dhe shume pak klientelizem siç ka ndodhur rendom me shumicen e deputeteve te pozites. Ne PS do te quaja veprim pozitiv lenien jashte te A. Malaj. Jo sepse gjykoj ne aftesite e tij profesionale – perkundrazi, per sa kam lexuar ne shkrimet e tij per financat dhe ekonomine kam ndare ne shumicen e rasteve te njetin opinion – por per faktin se ai nuk kupton si duhet jeten e brendshme dhe rregullat e lojes brenda nje partie. Do te kishte qene veprim i matur i tij nese pa zhurme do te ishte larguar, ndoshta edhe per nje fare kohe, nga skena e politikes. Çdo njeri ne fund te fundit ka nevoje te dale jashte e te kerkoje qetesine nese nuk perballon dot rezonancat e klimes se renduar politike. Ne listen e PS-se ajo çka me terhoqi vemendjen ishte renditja e S.Brahos nder vendet e para ne Tirane. Kjo mund te jete pjese e marrveshjes me LSI-ne por nuk tingellon e justifikuar.
Sidoqofte, ajo çka eshte pozitive qendron ne faktin se edhe keto lista moren fund. Ndoshta ka dhe pak kohe qe elektorati te njihet me individet e tyre. Me kryesorja eshte qe partive politike u jepet perseri mundesia ti kthehen programeve te tyre e alternativave qe ofrojne. E keqja me e madhe nuk qendron tek listat por tek primitivizmi i kultures tone per te organizuar nje shoqeri me te vertete demokratike. Pas afro 25-vitesh ne post-diktature ka ardhur koha te kalojme vertete ne demokraci e demokracine nuk mund ta bejne te perhershmit e politikes shqiptare por brezi i ri qe eshte rritur pa paragjykime e pa kurrfare influence nga e kaluara.Urojme qe kete radhe Shqiperia te rilinde me te vertete.
Arben Malaj prej vitesh ka marre persiper qe te bej diversion brenda grupit te tij per llogari te atyre qe jane jashte. ka qene rregullisht nje kobure ne duart e atyre qe shantazhojne PS ne sa here u a do interesi. E konsideroj heqien e tij nga lista si nje pastrim qe i behet trungut opozitar. Tjeter pune se Beni tani eshte e vazhdon qe te jete ne sherbim te te tjereve duke u sherbyer per ta vjedhur PS ne. Mua me duket personalisht se ky njeri i kapur, nuk ka as edhe mend, intelektualizem, por edhe personalitet. Normal eshte qe ne parti nuk mund qe te jesh i perjetshem. Thirresh qe te aktrosh ne emer te nje grupi te caktuar, por vjen edhe koha qe tu lesh vendin te tjereve, sidomos kur nuk ke se çfare vlerash te japesh me per grupin, ose ne rastin konkret te Malajt, kur behesh nje lloj çibani qe qelb. Do te ishte mire qe beni ta poziciononte veten ne nje pauze partiake, por qe mund te kontribuonte pastaj edhe ne detyra te tjera ne funksion te qeverisjes se majte. Por kjo nuk ndodh pikerisht sepse ky njeri eshte i kapur dhe vegel e te tjereve dhe qe luan per interesa me te medha se sa ideali qe ai e perserit vazhdimisht. Mjere ata qe i shkojne nga pas dhe genjehen nga sllogani i tij dhe grupit te ronxhobonxhove nanoiste. Votues te se majtes jini vigjilent. Ky nuk eshte per permbysjen e berishes, por per te bere patericen edhe per nje 4 vjeçar tjeter te tij.
Pajtohem me sipercituesin. Votues te majte: jini vigjilente. Malaj (si i kapur nga Fatosi) punon per Berishen. Nese doni perseri ne pushtet Berishen, votoni Malajn. Malaj eshte kunder jush o socialiste te ndershem. A nuk votuat per Kaçin (e zi), Dogjanin e Kadelin? Ku i çuan votat tuaja keta njerez? Te njejten gje kerkon te beje edhe Malaj, prandaj kujdesssssss…
Fatos Nano e Arben Malaj funksionon si nje biznes. Sherbimet qe ata i shesin Berishs jane mjafte fitimprurese. Kete e tregoj Kastriot Islami i cili me se fundi e zgjeroi biznesin e tij duke e transferuar kompanine tij brenda gardhit te PD. Po keshtu dhe dy te tjeret apo DUKA.ne Durres qe njelloj sic siguron fitime nga vezet dhe karrieren e tij politike e perdor per te bere para nga ti vijne.
Ne rastin Nano – Malaj ka specifike se te dy kane dhe nje synim afat gjate po qe nuk u pritet .
Nano behet President e Malaj kryeminister.
Por meqe Nanos nuk i pritet e shtyn ne ngutje dhe Malajn. Nano po behet plak dhe me duket s do e hype kalin e Nishanit.
Armando bej kujdes me forcat ushtarake se mos na jep ndonje urdher per te ngrit avionet ne fluturim per rikonicion sic i ngrite ne 97,po keto pune i rregullojm vete ti shiko saksin se mos te ndryshket.
Ti Kanan je shume Injorant sepse sa per Armand Vincanin ai e tregoi dhe ketu ne Amerike se kush eshte. Intelektuale si Armand Vincani nderojne dhe regullojne imazhin injorant qe kini krijuar Ti Kanan me shoket e kategorise tende.