Qeveria ka publikuar listën e të gjitha bizneseve që do të lejohen që të hapen duke filluar nga dita e hënë në fashën orare 05:00-17:30 apo me turne. Por cilat janë bizneset që do të lejohen që të hapen?
Në listën e atyre që do të hapen janë sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës.
Ndërkohë që përsa i përket sektorit të pakicës do të vijojnë që të jenë të hapura ushqimoret, fruta perimet, elektroniket, karburantet, bojrave dhe xhamit në dyqane të specializuara, elekroshtëpiake, etj.
Gjithashtu pas më shumë se një muaji mbyllur, do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampinge dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.
Kryeministri Rama, u kujtoi administratorëve detyrimin që të respektojnë protokollin e sigurisë rregullave të përcaktuara për punonjësit në të kundërt do të gjobiten sipas masave të Kodit Penal që u miratua.
“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata kategori të lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” tha Rama.
Kliko: Lista_e_aktiviteteve_te_hapura
o.j/dita

Une per vete do te thoja se Edi Rama pas shpalljes se Gjendjes se Jashtezakonshme i detyruar nga perhapja normale dhe jo kaq fatale e Coronavirusit Komunist Kinez,
njashtu:
SI POTHUAJ NE TE GJITHA VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE
Kjo eshte gjeja me llogjike qe beri Kryeministri dhe Qeveria e Rilindjes Socialiste duke i futur marshin indietro makines enveriste shteterore, si nje kondra e represioneve moniste me gjoba dhe burgje duke ndyshuar madje edhe Ligjin per Kodin Penal nga frika dhe paniku qe ka kapluar Kryeministrin Edi Rama,
njashtu:
SI NE ASNJE VEND TJETER NE BOTE
“Me mire vone se kurre” thote nje fjale e urte se per hir te se vertetes, kishte gjasa qe Edi Rames mund t’i pelqente Gjendja e Jashtezakonshme me gjoba dhe burgje dhe ta zgjaste agonine ekonomike pa afat,
njashtu:
SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT ME TOLLONA DHE BUNKERE.
PO NE BURG KUSH DO FUTET KOZMETIKU APO KOZMETIKJA QE I HEQ QIMET E BYTHES ARMINES!?