FOTO: Lista e re e barnave të rimbursimit që do jepen vetëm në spitale

J L

Nis ndarja e re e barnave të rimbursimit. Subjektet farmaceutike të rrjetit të hapur, si dhe ato të strukturave spitalore në të gjithë vendin, duke filluar nga dita e djeshme janë udhëzuar që të vijojnë me ekzekutimin e recetave të rimbursimit sipas listës së rë te barnave të miratuar nga Qeveria për aplikim gjatë vitit 2022. Listën e plotë të barnave që do të lëshohen me rimbursim nga të gjitha farmacitë e spitaleve në vend e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Për çdo medikament që është pjesë e kësaj liste, jepet në mënyrë të detajuar edhe kostoja e plotë e medikamentit për secilin grup, masa e rimbursimit, si dhe kostoja që i mbetet të paguajë vetë pacientit, në rast se nuk përfiton rimbursimin e plotë në masën 100 për qind.

Autoritetet e shëndetit sqarojnë se lista e re e barnave të rimbursueshme edhe për këtë vit përmban 1,191 alternativa tregtare ose 340 principe aktive. Në listë përfshihen barna të cilat trajtojnë dhe mbajnë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë, siç janë: diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare duke ofruar alternativa mjekimi më bashkëkohore, në mënyrë që të shmangen komplikacionet dhe të rritet cilësia e jetesës dhe jetëgjatësisë së pacientëve që përfitojnë. Pjesë e listës edhe për këtë vit janë barnat inovative për trajtimin e disa lloje tumoreve,  si: ai i mushkërive, gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e koronavirusit. Po ashtu në këtë listë edhe pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të një tjetër medikamenti për parandalimin e komplikacioneve të rënda nga sëmundja.

Lidhur me ndryshimet e bëra për këtë vit, ekspertët e shëndetit kanë pohuar më herët se është bërë e mundur që në listën e re të barnave të rritet ndjeshëm numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave.  Sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përfitojnë barnat e rimbursueshme rreth 450 mijë qytetarë çdo vit.

Rimbursimi sipas grupeve përfituese

Sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara, masa e rimbursimit të çdo medikamenti do vijojë të kushtëzohet nga kategoria në të cilën bën pjesë pacienti. Çka do të thotë se shkalla e rimbursimit do të jetë e plotë, ose e pjesshme. Megjithatë, në asnjë rast nuk mund të jetë më e ulët se sa 50 për qind e vlerës së ilaçit përkatës. Konkretisht, bëhet e ditur se masa e rimbursimit të barnave do të jetë e përshkallëzuar nga 50 deri në 100 për qind të çdo medikamenti. Sipas autoriteteve të shëndetit, do të mbulohen në masën 100 për qind, barnat e listës për fëmijët 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët, për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës. Përfitimi me rimbursim në masën 100 për qind i këtyre barnave shkon edhe për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemisë major. Ndërsa për pjesën tjetër, barnat do jepen me rimbursim të pjesshëm, por jo më pak se 50 për qind të çmimit.

Por, në çdo rast për të përfituar këto barna, pacientët duhet të jenë pajisur më parë me recetën e rimbursimit nga mjeku i tyre i familjes”, bëjnë me dije specialistët e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme dhe Kujdesit Shëndetësor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *