Emrat e 36 gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i nënshtrohen Vettingut

Leda Hysa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të cilët ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Pjesë e listës është edhe ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky i fundit, disa javë më parë, është emëruar si pjesë e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi,

Krahas zonjës Fullani, kanë nisur procedurat e verifikimit edhe për katër ish-anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Pjesë e listës është edhe gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini. Ky i fundit ishte pjesë e trupës së gjyqtarëve, të cilët i hoqën dënimin për jetë Dritan Dajtit, i akuzuar dhe dënuar për pesë vrasje.

Pjesë e listës është edhe Tritan Hamitaj, ish-anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Lista e re me subjektet që po i nënshtrohen Vettingut

Dorina Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Enkeleda Osmani (Xhengo), Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës

Elida Kaçkini (Selami), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Maksim Sota, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Ndini Tavani, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Anita Jella, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Marjeta, Zaimi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Genci Qana, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Kol Hysenaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ervin Karanxha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Kreshnik Ajazi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Elsa Miha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ledina Riza, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Andi Çeliku, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Arjana Fullani, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Evelina Qirjako, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Skënder Damini, Gjykata e Apelit Vlorë

Sokol Ngresi, Gjykata e Apelit Vlorë

Klodiana Gjyzari, Gjykata e Apelit Vlorë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Miranda Andoni, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë

Olsi Xhavella, Gjykata e Apelit Korçë

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Desart Avdulaj, Gjykata e Apelit Durrës

Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Durrës

Valbon Çekrezi, Gjykata e Apelit Durrës

Tritan Hamitaj, Gjykata e Apelit Durrës

Lindita Hoxha, Gjykata e Apelit Shkodër

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Selim Kryeziu, Gjykata e Apelit Shkodër

Valbona Vata, Gjykata e Apelit Shkodër

Vojsava Osmanaj, Gjykata e Apelit Shkodër

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Po me ate GJin -GJonin sikur s’ja pame emrin ,apo s’ka veting per ate.Po gruaja e bac Azemit kur do ti nenshtrohet VETINGUT?,apo nuk dihet….

  • ME NE FUND ERDHI DITA E ALEKSANDER MUSKAJ TI VERIFIKOHEN SHTEPIT QE KA NE VLORE NE EMRIN E NIPEVE TE TIJE D.M.TH DJEMTE E DONIK BESIMAJ MOTRA E ALEKSANDERIT QE U DENUA PER TOKAT E VJEDHURA NE KARABURUN DHE ZVERNEC

  • Bo -bo kjo Arjana Fullani ,është fukareshë e madhe ka thasët me pare të BSH-së që i ka fshehur i shoqi

  • Plehrat e gjykates se larte kontrollojini mire, nxirrini ujin e zi se kane aq shume pasuri te fshehura sa nuk e imagjinon njeri.Keta qe per ti shpetuar nxjerrjes se te palarave te veta denuan pa iu dridhur dora kolegen e tyre me prova te fabrikuara nga Llalla & comp e ndyresirave. Ne ferr do iu shkoje shpirti e nuk do gjejne qetesi. Ptuuuu si ju ze gjumi.

  • Me korkodil eshte TOMORR SKRELI PO E NDJEK NGA AFER TE SHOHIM C/DO TI NCJERRI SITA PO U KUALIFIKUA AI POSHTE VETINGU THASET ME LEKE I KA NE PRONGJI

  • Flutura Skenderi duhet verifikuar sa me shpejt. Vajza 5 vjet studime jashte ne Angli me leket e popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *