Me zgjedhjen e sekretariatit dhe të krerëve të departamenteve, Basha ka vendosur që të spastrojë partinë dhe nga emrat e vjetër. Ndryshe nga lista që qarkullonte pak ditë më parë dhe që ishte bërë gati për t’u hedhur në votim, demokratët janë gjendur dje përballë një liste krejtësisht të re.
Brenda natës, Lulzim Basha ka futur në listë emra anonimë apo që e kanë të sigurtë humbjen në mënyrë që të fitojnë emrat e përzgjedhur prej tij. Eno Bozdos iu hap rruga për sekretar Organizativ, pasi u hoq nga lista Flamur Noka. Ervin Salianji u vendos përballë një anonimi për t’u shpallur fitues, Meri Poni, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Ferdinand Poni. Sherefedin Shehu u spostua nga gara që ishte përballë Dorian Telitit, dhe rival me Telitin u vendos Florion Mima. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Nevila Xhindi e cila garoi për departamentin e Shoqërisë Civile kishte gjithashtu përballë një emër të panjohur si Merlinda Hoco. Avenir Peka, i cili njihet si bashkëpunëtor i Lulzim Bashës, garoi përballë një figure të djegur, siç është Ferdinand Xhaferri. Basha është kujdesur që t’ia lehtësojë punën dhëndrit të Berishës duke e kandiduar përballë ish-deputetes së Korçës, Ledina Aliolli. Jamarbër Malltezi ka pasur si rival deri në momentet e fundit Vath Tabakun, por ky nuk ka kandiduar. Një garë Vlore ngjan ajo mes Emanuela Elmazit dhe Valbona Mezinit, që duket se është paracaktuar për Mezinin. Kadilli, ka po ashtu përballë një rival anonim. Sherefedin Shehu kishte përballë Petraq Milon, pasi e spostoi nga gara me Telitin. Në garë ishte po ashtu Endira Bushati e AMA-s, që pretendonte pavarësinë e institucionit dhe Nertila Qafzezi, protestuesja “apolitike” e grevës së urisë së ish punonjësve të shkarkuar të administratës. Siç mund të shihet edhe nga lista, janë zhdukur përfundimisht ish-deputetët demokratë. Pasi u larguan me ceremoni nga ish-kryetari Berisha duke mos i zgjedhur si deputetë, tashmë ata nuk do të jenë as në funksionet drejtuese.
Kryesia e re
Kombëtar votoi sot për 22 drejtuesit e departamenteve dhe 6 sekretarët funksionalë të cilët do të jenë edhe anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së. Në këtë mënyrë ish- deputeti Fatbardh Kadilli do të jetë
sekretar për Burimet Njerëzore në PD, ndërsa organizimin e partisë do ta drejtojë nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo. Grida Duma do të jetë sekretarja për marrëdhëniet me publikun. Eduard Halimi, ashtu siç edhe pritej do të drejtojë departamentin e Sistemit të Drejtësisë dhe Gjyqësorit, ndërsa Jamarbër Malltezi do drejtojë departamentin e Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit. Ish kryetari i PD-së, Tritan Shehu fitoi ndaj deputetes Albina Deda në garën për departamentin e Shëndetësisë, ndërsa Laura Vorpsi do të jetë drejtuese e departamentit të Integrimit Europian. Ish zv.ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku do të jetë drejtues i departamentit të Politikës së Jashtme ndërsa ish zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka do drejtojë Sigurinë Kombëtare. Ish-drejtori i anti-korrupsionit në kryeministri, Ivi Kaso do të jetë sekretar për çështjet zgjedhore. Gazetarja Valbona Mezini fitoi garën me deputeten e Vlorës, Liljana Elmazi për të drejtuar sekretariatin e organizatave partnere, ndërsa Nevila Xhindi do të jetë sekretare për shoqërinë civile. Në garën për departamentet, ish këshilltarja e ish-kryeministrit Suzana Guxholli fitoi ndaj Eneida Gurias për pozicionin energjisë dhe burimeve natyrore, ndërsa Ervin Minarolli fitoi ndaj Taulant Zenelit në garën për drejtuesin e departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit. Deputeti Florjon Mima fitoi ndaj Dorian Telitit, këshilltar i grupit të PD-së për departamentin e Ekonomisë dhe Tregut, ndërsa Sherefedin Shehu fitoi ndaj anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo për drejtimin e departamentit të Financave Publike dhe Tregut. Ervin Salianji do të jetë drejtues i departamentit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ndërsa ish zv.ministri i Punës, Kastriot Sulka do të drejtojë departamentin e Punësimit dhe Çështjeve Sociale. Bardh Spahia fitoi përballë Bujar Vukajt në garën për departamentin e Diasporës dhe Emigracionit ndërsa ish kryetarja e AMA-s Endira Bushati fitoi përballë Nertila Qafzezit, organizatores së grevës së urisë për të shkarkuarit nga puna, në garën për drejtimin e departamentit të Administratës Publike.
Rezultatet e votimit:
Sekretarët funksionalë
Burimet Njerëzore:
Arbër Agalliu
Fatbardh Kadilli FITUES
Organizimi:
Enno Bozdo FITUES
Mateo Spaho
Marrëdhëniet me publikun:
Grida Duma FITUESE
Reila Bozdo
Organizatat Partnere:
Liljana Elmazi
Valbona Mezini FITUESE
Shoqëria Civile:
Nevila Xhindi FITUESE
Merlinda Hoco
Zgjedhjet
Ivi Kaso FITUES
Gazmend Bardhi
DEPARTAMENTET
- ENERGJIA DHE BURIMET NATYRORE:
Eneida Guria
Suzana Guxholli FITUESE
- INFRASTRUKTURA DHE TRANSPORTI:
Ervin Minarolli FITUES
Taulant Zeneli
- BUJQESIA, ZHVILLIMI RURAL, PESHKIMI DHE AGROINDUSTRIA:
Enkelejda Sallaku FITUESE
Fatbardh Sallaku
- SHOQERIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMI:
Endri Hasa FITUES
Fisnik Kruja
- EKONOMIA DHE TREGU:
Dorian Teliti
Florion Mima FITUES
- FINANCAT PUBLIKE, TREGU BANKAR FINANCIAR DHE JO BANKAR:
Petraq Milo
Sherefedin Shehu FITUES
- ANTIKORRUPSIONI, AKSESI PUBLIK NE SHERBIME DHE
TRANSPARENCA NE QEVERISJE:
Klodiana Cankaj
Lealba Pelinku FITUESE
- TE DREJTAT E NJERIUT DHE LIRITE THEMELORE:
Ervin Salianji FITUES
Meri Poni
- PUNESIMI DHE CESHTJET SOCIALE:
Eleina Qirici
Kastriot Sulka FITUES
- EMIGRACIONI DHE DIASPORA:
Bardh Spahia FITUES
Bujar Vukaj
- TE PERNDJEKURIT POLITIKE DHE PRONARET:
Belind Kelliçi FITUES
Genti Malko
- SIGURIA, RENDI PUBLIK, LUFTA KUNDER KRIMIT:
Bashkim Shehu FITUES
Leonard Olli
- ADMINISTRATA PUBLIKE:
Endira Bushati FITUESE
Nertila Qafëzezi
- SISTEMI i DREJTESISE DHE GJYQESORI:
Eduard Halimi FITUES
Fabian Topollaj
- PUSHTETI VENDOR DHE ADMINISTRIMI i TERRITORIT:
Dhurata Cupi
Voltana Ademi FITUESE
- AMBJENTI, PYJET DHE TURIZMI:
Jamarber Malltezi FITUES
Ledina Aliolli
- ARSIMI, SHKENCA DHE INOVACIONI:
Arta Musarai
Luciano Boci FITUES
- KULTURA, RINIA DHE SPORTI:
Arber Skenderi FITUES
Ardian Isufi
- SHENDETESIA:
Albina Dede
Tritan Shehu FITUES
- INTEGRIMI EUROPIAN:
Ina Zhupa
Laura Vorpsi FITUESE
- POLITIKA E JASHTME:
Lediana Fratari
Kreshnik Collaku FITUES
- SIGURIA KOMBETARE:
Avenir Peka FITUES
Ferdinand Xhaferri

PO LULUSHKA SBEN SH………. PA I THENE SALA JO TE NDERROJE EMRAT VETE ESHTE LOSHI I VARFER PER ATOGJERA MOS I BINI NE QAFE MAVRISE SE BEN CI THONE ESHTE SPECIALISTE PER TE VJEDHE E VRARE JO PER KETO GJERA KA DHE RISTANBURGAXHI HAJDUTIN TANI NE KRAHE
Edhe çiçin me urdher e bek ky Luli.. ?
Dora Berishovicit kudo ! Lulushi , thjeshte nje marionete qe di vetem te mashtroi, te vjedhe ,
te genjeje qe kur ka qene femije ne bangat e shkolles fillore dhe sigurisht edhe te vrase po
qe se ashtu e kerkon padroni i tij …! Nje hic, nje nul, ”inutile” ?!