Në ndihmë të qytetarëve të zonave të përmbytura në datat 7 dhe 8 shkurt 2015 Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Organizata “Përtej Barrierave”, Banka Shqiptare e Ushqimit, Skaut Albania, Food Bank Albania së bashku me 220 vullnetarë organizohen të mbledhin ushqime në kuadër të nismës “Një kilogram për emergjencën” në qytetin e Tiranës dhe në qytetin e Fierit.
Për zonën e Fierit, iniciativës i bashkohen edhe Qendra Rinore “Epoka e Re” si dhe “Parlamenti Rinor Fier”.
Produktet e mbledhura do të dorëzohen tek Shtabi i Emergjencave me drejtim zonat e përmbytura. Në të njejtën kohë AMSHC do të mbikëqyrë nga afër situatën, për të evidentuar vendet me nevojën më të madhe për këto ndihma.
Qytetarët mund të japin kontributin e tyre duke blerë disa artikuj bazë dhe duke i vendosur ato në qeset e vëna në dispozicion nga pikat e shitjes në listën e mëposhtme.
Një numër i madh vullnetarësh të organizatave të sipërpermendura dhe përfaqësues të AMSHC do jenë të pranishëm gjatë gjithë ditës nga ora 10:00 deri në orën 21:00 në këto pika shitje.
Më poshtë rrjeti i supermarketeve që i janë bashkuar nismës:
Conad
- ETC
- Kristal
- City Park
- Rruga Kavajës
- Stadiumi
Carrefour
- TEG
- QTU
Eco Market
- Komuna Parisit
- Sheshi Wilson
- Him Kolli – Kavajës
- Inxhinjeria Ndërtimit
- Garda
- Ekomarket Yzberisht
