Lista kandidatëve për deputetë, Basha lë jashtë dy aleatë të PD

DITA Online

 

Gjatë paradites së djesme, Basha ka zhvilluar takime intensive edhe me kryetarët e partive aleate.

Në një takim të zhvilluar gjatë ditës së djeshme me disa prej aleatëve të tij në koalicion, Basha ka dakordësuar edhe formulën se si partitë aleate do të shpërblehen nga marrëveshja e re.

Partitë e koalicionit opozitar nuk do të regjistrohen në zgjedhjet e 25 qershorit me logon e forcave të tyre politike, por të gjitha do të mbështesin Partinë Demokratike. Basha ka garantuar se aleatët e tij me mandate parlamentare do të jenë pjesë e listave të sigurta të PD-së.

Pjesë e listave fituese pritet të jenë kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Garanci për të qenë në listat fituese ka marrë edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, por ky i fundit ka ngritur pretendime për të pasur edhe të paktën dy kandidatë të tjerë të forcës së tij politike, të cilët në rrethet ku do të kandidonin pretendohet se do të ishin fitues.

Duket se jashtë listave fituese të Partisë Demokratike do të ngelen dy prej aleatëve të rinj në PD.

Gjithashtu kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk ka marrë një garanci nga kreu i PD-së, Basha, se do të jetë pjesë e listës fituese të PD.

Të njëjtin fat do të ketë edhe aleati më i ri i PD-së, Eduard Ndocaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *