LISTA/ Kush janë 420 kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD

Ornela

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.

Mediat kane zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.

Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.

Ndërkohë jashtë Këshillit Kombëtar do të mbetën përkrahësit e Enkelejd Alibeajt. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja.

Komisioni i Rithemelimit ka ftuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin e 30 prillit. Deputetëve u është bërë e ditur se ata janë pjesë e Kuvendit Kombëtar në bazë të nenit 42 të statutit.

Mesazhi:

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Share This Article
2 Comments
  • Kryekrimineli dhe kryehajduti multimilioner Sali Berisha eshte mjeshter per te joshur karrieristet dhe karakteret e dobet ne politike; por koha e anarkizmit dhe mashtrimeve te tij ka perenduar. Ne Shqiperi po vendoset shteti ligjor.

  • Keni harruar pa futur ne liste ish sekretarin e rinise komuniste te Tropojes qe mbajti bustin e Enver Hoxhes ne krahe, Sahit Dollapi gjeologu qe rrenoi Oshe deri ne faliment me 56% humbje dhe u a shiti cekeve pastaj per nje cope buke duke mare nje shperblim te majme. Keni harruar dhe organizatorin e grushtit te shtetit te deshtuar ne 1998 Sali Lush kryeperbindeshin i cili ndodhet ne Bulqize dhe ne Malesi te madhe per te stabilizuar gjendjen ne foltore pas problemeve te shfaqura ne zgjedhjet e fundit te foltoreve lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *