LISTA: Ky është lideri më i paguar në botë (do habiteni me pagën e kinezit)

Nela

Kryeministri i Singaporit prej vitit 2004, ka një rrogë vjetore prej 1,7 milionë dollarësh! Për shumëkënd një shifër e ekzagjeruar.

Por qyteti-shtet i njohur aziatik është njëkohësisht vendi më i shtrenjtë në botë sipas raportit të 2015-s të Intelligence Unit të revistës Economist mbi kostot e jetesës.

Disa vite më parë u ra dakord të shkurtohej rrog e tij me 36 përqind pas protestave të opozitës.

Përpara 2012-s kishte një rrogë vjetore 2,7 milionë dollarë.

Në vendin e dytë për liderët më të paguar është presidenti amerikan me pagë vjetore 371 mijë euro, pas tij vjen kryeministri kanadez me 241 mijë euro dhe pas tij kancelarja gjermane me 216 mijë euro në vit.

Një nga liderat më pak të paguar në botë është ai i Kinës që fiton vetëm 20.590 euro në vit pra as 2 mijë euro në muaj madje edhe këtë shifër e merr pas një rritje të rrogës 62% që ndodhi në fillim të vitit 2015.

Megjithëse është ekonomia e dytë në botë Xi Jinping e ka rrogën më të ulët se Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë.

n.s. / dita

Renditja e pagave të liderve politikë sipas vendeve:

Singapori (1,6 milion euro)

SHBA (371 mijë euro)

Kanada (241 mijë euro)

Gjermani (216 mijë euro)

Afrika e Jugut (207 mijë euro)

Mbretëria e Bashkuar (201 mijë euro)

Francë (182 mijë euro)

Rusi (127,2 mijë euro)

Itali (114 mijë euro)

Brazil (111 mijë euro)

India (28.000 dollarë)

Kina (20.590 dollarë)

 

Share This Article
5 Comments
  • A nuk eshte per t’u admiruar presidenti i nje miliad e gjys
    popull,sic eshe XI Jinping qe merr me pak se presidenti
    i Shqioerise,nje ish-morracak qe erdhi me breke te grisu-
    ra nga pertej malit te Tomirrit dhe pervec rroges qe merr
    ka vene nje pasuri marramendese ne saje te plackitjes e
    grabitjes, nje hajdut e mafioz qe ka marre edhe mbiemrin
    ILIR FLORIRI ! E di qe keta hajna pa skrupull perballe nje
    popull i tejskajshem te varfer do te thone ” nostaligjik te
    komunizmit” sepse keshtu veprojne te gjithe hsjnat e ma-
    fiozet kur u shkel ne kallo,sodomos kur behet fjale per
    pasurine marramendes qe kane vene mbi lumejt e gjakut
    te popullit shqiotar. Megjithate,deri me sot historia ka tre-
    guar se te gjuthe ata qe kane vene pasurine permes kri-
    mit kurre nuk e kane gezuar ate pasuri,ne mos ata,femite
    e niperit e tyre. O tempora,o mores !!

  • Ne raport me koston e jeteses dhe pagen minimale ne vendin e tyre marrin shume pak.Zorraxhinjte e shqiperise marrin shume here me shume plus qe ndihmojne rrogen duke vjedhur e rrjepur popullin me ligj.

  • Ma ne fund edhe presidenti amerikan mbetet ne dore te Europes.Ku mund t’ia heqin edhe ato euro te rroges.Ndersa kryeministri i Singaporit paguhet me dollar nga Uashingtoni.
    Ne tabelen e renditjes u kuptue dhe i kthyne te gjithe ne vleren euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *