Lista me 410 emrat e pronarëve që shpërblehen për ndërtimet informale

Dita

Qeveria ka miratuar shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Në mbledhjen e së mërkurës, është vendosur që të bëhet shpërblimi i pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Kukësit. Vlera e përgjithshme e kompensimit do të jetë 219 918 287,8  lekë dhe sipërfaqja që shpronësohet do të jetë 21 451,8  m².

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.Për këtë process, do të ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Kliko këtu për listën e plotë

Share This Article
1 Comment
  • kjo metode komunikimi me personat qe kane probleme lidhur me pronat eshte shume e mire, ndimon personat e interesuar si dhe eviton konfuzionin qe krijohet ne zyrat tuaja. Une ne fakt kisha nji pyetje per te bere.Flitet qe per legalizimet e ndertimeve per periudhen 2009 deri 2014 do te perfitojne edhe ish pronaret, po per ndertimet para kesaj date per te cilat eshte bere ose do te behet legalizimi a do te perfitojne shlyerjen ish pronaret e truallit ku eshte bere ndertimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *