Pas procedurave që zgjaten disa muaj më në fund organi qëndror i akuzës do të ketë kreun e ri të saj me mandat 7 vjeçar.
Tre prokurorëve që kandiduan për këtë post ligji u ka dhenë tre ditë afat për të ankimuar renditjen e bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Mësohet se dy kanditatet e renditura përkatësisht e dyta dhe e treta nuk do t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Apelit.
Të martën lista e renditur do t’i dërgohet Kuvendit.
E hëna është afati i fundit që KLP do të presë nëse ndonjë nga kandidatët do të ankimojë renditjen e bërë nga anëtarët e KLP-së dhe më pas, të martën, lista i dërgohet Parlamentit.
Ky i fundit duhet të zgjedhje një nga tre kandidatët me 84 vota.
Lista me pikët për secilin kandidat u shpall të enjten një ditë pas intervistimit të kandidatëve, ndërsa në garë ishin tre prokurorë të së njëjtës moshë dhe madje nga e njëjta klasë në magjistraturë; Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.
Gjithësesi pavarësisht renditjes, Kuvendi do të jetë ai që do të vendosë, se cilin do të përzgjedhë nga të tre megjithëse thirrja e kreut të KLP-së ishte që të pranonin vendimin e tyre.
j.l./ dita

KETU DO TE DUKET EDROGA NE E KA SERIOZISHT
DUHET TE JETE PROKUROR OLSIAN CELA.
KJO ESHTE E MIRA E POPULLIT.
PO U VOTUA NDRYSHE, DUHET TE HIDHET NE
ERE I GJITHE KUVENDI I KORRUPTUAR DHE
HAJDUT.
MORE VESH O EDROGA.
Duhet te fitoje vendi i pare , qe ka marre me shume pike . Ne rast te kundert vjen here pisllek . Te shohim E Ramen ,se sa per deputetet e PS Rama i ben rrjeshtore kur te doje dhe si te doje bile edhe ne gjume te nates dhe ne si popull skemi as edhe nje rrespekt per kukllat e Edver Rames.., . Te shohim.
Nuk e kuptoj pse qenka kaq e veshtire per te vene nje k/prokurror ..?! Mos valle kriminelet duan mbrojtje ?! Kuptohet per ke e kam fjalen ..! Turp te keni ..!
OLSIAN CELA