Lista, personat që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë

time

Vilson Dine, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, ka listuar edhe një herë të gjitha kategoritë që lejohet të kalojnë kufirin dhe kushtet që duhet të plotësojnë.

Ai thekson se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:

  • Grek
  • Shqiptarë me leje qëndrimi greke
  • Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë
  • Trupi diplomatik për arsye pune
  • Shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore
  • Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;

Kushtet

  • Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike ëëë.travel.gov.gr
  • Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit
  • Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funksionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *