Lista Serbe kërcënon me largim nga qeveria e Kosovës

Saimir Lleshi

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç ka thënë sot se Lista Serbe do ta rikonsiderojë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e Kosovës, e me gjasë edhe do të largohet nga ajo nëse nuk respektohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Një prej pikave të marrëveshjes për koalicion, mbi bazën e së cilës edhe kemi hyrë në Qeverinë e Kosovës, ka qenë edhe formimi i AKS-së dhe ne s’kemi çfarë të kërkojmë me partnerët që nuk respektojnë atë që kanë nënshkruar”, ka thënë Jevtiç për të përditshmen e Novi Sadit “Dnevnik”.

Ai ka shtuar se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për AKS-në por edhe “për humbjen e besimit të cilin po tentojmë ta ndërtojmë, jo vetëm përmes dialogut në Bruksel, por edhe me vetë hyrjen tonë në institucionet kosovare”.  “Ky besim do të ndërtohet vetëm nëse ka respektim të plotë të asaj për të cilën jemi dakorduar, si në Bruksel, ashtu edhe në Prishtinë”, ka porositur ministri Jevtiç.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka suspenduar marrëveshjen për AKS-në, marrëveshje e cila më 25 gusht u arrit në Bruksel mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç.

Share This Article
4 Comments
  • Asosacioni i komunave serbe ne kosove te behet vetem atehere kur te behet asosacioni i presheve ,medveqe e bujanovc ne serbi ,po nukpati marveshje per te dyja palet pa asnje deskriminim ,atehere quhet nenshtrim dhe tradhti kunder popullit Shqiptar ,

  • pirdhuni, me kete rast te behet qeveri e re pa te perfolurit qe ulen breket para Serbise. Reciprocitet dhe mbi te gjitha ndjese publike zyrtare dhe kompensime per gjemat e luftes pushtuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *