Drejtoi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka biseduar sot me kryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiç për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Siç njofton kumtesa të cilën e përcjell radio KiM, Gjuriç e Simiç kanë konfirmuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e veprimit të koordinuar dhe të bashkëpunimit të Qeverisë së Serbisë e të përfaqësuese të zgjedhur të serbëve në Kosovë “me theksim për nevojën e përforcimit të unitetit politik të popullit serb në krahinë”, transmeton Koha.net.
“Simiç edhe një herë ka theksuar përkrahen e vendosur të Listës Srpska për politikën e Qeverisë së Serbisë dhe të kryeministrit Aleksandar Vuçiç, duke e vlerësuar atë si të vetmen mënyrë që interesat dhe pozita e serbëve të Kosovës të mbrohen në planin afatgjatë”, thotë kumtesa.
Gjatë bisedave janë shqyrtuar masat konkrete për përmirësimin e pozitës ekonomike të serbëve në Kosovë.