Lista Serbe: Nuk kemi detyrim kur është në pyetje presidenti i Kosovës

Saimir Lleshi

I pari i listës serbe Slavko Simic njëherësh edhe shef i deputetëve të kësaj liste, tha se nuk është në ndonjë obligim ta mbështes ndonjërin nga kandidatët potencial, i cili pretendon ta marrë mandatin nga Atifete Jahjaga.

“Nuk jemi në detyrim sepse sipas marrëveshjes së koalicionit buk kemi asnjë detyrim ndaj askujt kur është në pyetje pozita e kryetarit të Kosovës”tha Simic.

Sipas Simicit deri më tani asnjë person zyrtar nga partnerët e koalicionit nuk e ka kontaktuar për konsultim.

“Nëse vazhdon ky trend kështu dhe si shef i listës dhe grupit parlamentar ftohem për konsultim në prag të votimit të Presidentit ua bëjë me dije se rrezikohet prania e deputetëve serb në seance,e dihet se kjo listë ka 11 deputet”përfundon Simic.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *