Kryeministri Edi Rama do të kandidojë në dy qarqe të vendit, përkatësisht në Vlorë, ku aktualisht ka marrë mandatin e deputetit si dhe në Qarkun e Durrësit.
Rama është renditur i 9-ti në Vlorë, ndërsa në Durrës është renditur i 8-t. Ndërkohë, Pandeli Majko është renditur i 19-të në Qarkun e Tiranës, vend që konsiderohet jo i sigurt për të fituar mandatin.
Sakaq, Damian Gjiknuri është renditur i 8-ti në Vlorë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj renditur e 7-ta në Qarkun e Tiranës ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kandidon në Korçë. Në Dibër, kryebashkiaku aktual Dionis Ymeraj renditet i treti në Dibër.
h.b/dita

Kët Majkon e “dua” shume
Karjerist e fjalet lumë
Po per punë te ha Munë…!