Kryetarët kanë marrë letër dhe laps dhe kanë vizatuar parlamentin e ardhshëm sipas qejfit dhe dëshirë së tyre personale. Një voluntarizëm tribal, më shumë sesa një ushtrim demokratik – thote Skender Minxhozi ne kete interviste ne Forumin e DITA.
Skender, si do t’i vlerësoni listat e kandidatëve të PD-së dhe PS-së?
Janë lista që përfaqësojnë situatën e brendshme të këtyre forcave politike, grupimet dhe interesat që vihen në lëvizje prej këtyre grupimeve, si dhe lojën taktike të dy partive, në funksion të 23 qershorit. Mendoj se lista e PD-së përbën një tentativë të qartë të Berishës për të minimizuar efektin e pritshëm negativ që do të ketë konsumimi i gjatë në qeverisje. Ky rreshtim emrash duket gjithashtu si një pranim i heshtur, nga ana e kryeministrit, e mundësisë konkrete të daljes në opozitë të PD. Futja e kryetarëve të partive aleate në listën e PD, do t’i japë formalisht kësaj partie, një numër më të madh votash, por do të ketë pasoja negative për koalicionin e djathtë.
Kurse lista e PS duket e përpiluar në funksion të rritjes së kontrollit të kryetarit Rama mbi partinë. Ajo gjithashtu duket e ndërtuar në një mënyrë të tillë që të respektojë indirekt rolin dhe peshën e LSI. Duket qartë se ka pasur një negociatë të detajuar të dy partive në këtë drejtim. Mosprania e emrave të partive të tjera në listën e PS (përjashtuar rastin e Spartak Brahos), shënon një pikë force për koalicionin e majtë.
PD ka hequr thuajse gjysmën e deputetëve të legjislaturës së fundit, ndërsa PS një të tretën. Është i natyrshëm një ndryshim i tillë apo kryetarët kanë larguar zërat kundër nga e drejta e rikandidimit?
Siç u shpreha më lart, bazuar edhe në sistemin zgjedhor me të cilin do të votohet, roli i kryetarëve të partive rezulton edhe njëherë i fortë dhe i paapelueshëm. Duket qartë se listat janë kthyer në një pronë thuajse private të krerëve partiakë, duke ju dhënë atyre një pushtet të paprecedent mbi procesin elektoral, por edhe mbi vetë formacionet politike që drejtojnë. Mendoj se kjo është një situatë dëshpëruese dhe e shëmtuar, nga pikëpamja e respektimit të demokracisë së brendshme. Asnjë konsultim paraprak i kandidaturave brenda partisë, asnjë forum i përfshirë në një vendimmarrje kaq delikate si ajo e hartimit të listës së kandidatëve për në parlament, asnjë respekt për institucionet dhe drejtuesit e partive. Kryetarët kanë marrë letër dhe laps dhe kanë vizatuar parlamentin e ardhshëm sipas qejfit dhe dëshirë së tyre personale. Një voluntarizëm tribal, më shumë sesa një ushtrim demokratik.
Tani që listat janë zyrtare, ku mendoni se kanë gabuar apo kanë vepruar drejt dy liderët?
Listat janë kaq të gjata, saqë me to mund të merresh shumë gjatë. Të dyja partitë kanë bërë gabime, por edhe zgjedhje pozitive. 23 qershori do të tregojë cili ka gabuar më pak.
Nuk ka demokraci te drejtperdrejte me partite politike qe sipas filozofit te madh te te drejtave te njeriut(ka nenshkruar karten e te drejtave) Hessel,partite politike jane uzurpatore të shtetit!Ato prodhojne demokraci falls,dhe si ne totalitarizem ngrejne ne piedestal NJESHAT”!Tmerresisht antidemokratike,personalizuese sepse kryetaret e partive jane “trajneret”e ekipeve te futbollit politik te cilet kane gjer atribute totalitare te nxjerrin ne fushe skuadren,te mbajne ne stol politikane,a ti dergojne ata ne tribune, tek sovrani i partise, tifozet,qe duan patjeter fitore!Komercializem politik,klanizim banal i demokracise reale!Berisha dhe Rama me skuadrat e tyre gjer me “lojtare” të blere nga skuadra tjeter(Islami,Kadlli,etj…)jane prova me è shemtuar e pluralizmit politik dhe demokracise irreale.Okupim i demokracise,mund te quhet kjo perberje skuadrash,si thote dhe analisti! Duhen permbysur,pas Saliut partite politike dhe si ne Itali te filloje dhe aty Levizje…(mungon infrastruktura e nevojshme,Web…qe qellimisht nuk ka shkuar tek shumica e Sovranit i cili eshtë pergjithsisht ne Revolucionin Web,ne prapambetje totale.Pas largimit te Berishes me nje Va fan cullo Betisha! te opozites me 23 qershor duhet te filloje vertet Rilindje,por me vdekje, vdekje totale te partive politike dhe njeshave te tyre zuzare!…Revolucioni Web, do mundesoje kush do jet vertet fitues nepermjet votimit ne Web,si ne Itali dhe krijuesi i Levizjes Shqiptare…do të jetë vetem arbiter ne fushen e lojes,jo trainer;ku Sovrani do zgjedh perkohesisht deputetet,qeverine…Arbitri nuk do te ketë asnje te drejte të marr poste ne qeveri dhe parlament,por do nxjerr kartonin gjer ne perjashtim te lojtareve te skuadres nxjerr nga votimi i Sovranit ne Web;duke mos lejuar “topin”jasht vijave kufizuese të fushes demokratike!Italia me M5S po e aplikon dhe shpartalloi Levizja polin e qendres,duke luftuar tani të zhduk dy partite kryesore qe kane mbetur,sepse po loz për ti zhdukur ato!Kjo do te behet pas 23 qershorit dhe vetem kjo mund ta pastroje Shqiperine nga klanet e papergjegjshme korruptuese,gjer dhe vrasese te partive politike,dhe nga NJESHAT e tyre totalitare!…Mendo dhe lufto për kete kohe qe duam ta sjellim shpejtesisht dhe ne Shqiperine tone perhere të vonuar dhe te mjeruar! Vdekje partive politike!…
Pershendetje z. SKENDER, Po deshe na Be ndonje analize me te zgjeruar ne lidhje me keto levizje te papritura te ketyre pseudo politikaneve.fm.