Ç’bordello me këto listat. Më ngjajnë të gjithë kandidatët si kurva, e mes kurvave bien në sy ato që kanë ndërruar partner – shkruan Mustafa Nano në një postim nga Twitter-i i faqes online ResPublica. Pak para kësaj publicisti i njohur kishte postuar një tjetër shënim me tekstin: “Ka shumë njerëz kureshtarë për listat. Dhe une jam. Dua të marr vesh nëse do të jetë në listat e PS-së mbiemri ‘Kokëdhima’. Biznesmeni Koco Kokëdhima sipas listave zyrtare është në listën e Vlorës, ku ndodhet edhe vetë Edi Rama. ResPublica e quan listën e Vlorës, “lista e sherrit”. DITA e intervistoi dje Nanon dhe shkëmbyem me të pyetje-përgjigjet e mëposhtme:
Keni postuar në Twitterin e faqes suaj ResPublica një pohim të fortë: Ç’bordello me këto listat. Më ngjajnë të gjithë kandidatët si kurva, e mes kurvave bien në sy ato që kanë ndërruar partner. Per ke eshte ky postim, kini parasysh emra te vecante? Cfare ju ka ngacmuar me shume si vezhgues i politikes ne keto lista?
Është një shthurje totale. Kanë tejkaluar çdo përfytyrim që mund të kishim ne për pacipësinë e tyre. Fjala vjen, nëse deri më sot ka pasur 5% meritokraci brenda partive, me këto lista po shkojmë te 1% meritokraci. Të liqtë e të paaftët kanë zaptuar pothuaj 100% të hapësirës politike e publike. Në të djathtë kanë hequr Mark Markun e Selami Xhepën, të vetmit që kishin pak respekt për veten, dhe në vend të tyre kanë vënë tre socialistët që i shërbyen Berishës në një moment delikat të tijin (!!!). Gjë e paprecedent, e paskrupullt, e ububushme. Ka mbetur akoma ndonjë emër i fismë atje, si Visar Zhiti, Halim Kosova, Dashamir Shehi, dhe e di? Inatin nuk e kam më me të liqtë tani. As me Berishën. E kam me këta që janë të fisëm. Nuk do duhej t’ia bënin këtë shërbim Berishës. Në të majtë, me listat është demonstruar që Edi Rama ka një projekt për ta bërë partinë totalisht të tijën. Me sa duket, ka në plan të rrijë aty, edhe nëse do të humbasë. Ngjarja ‘Kokëdhima’ nuk e ka të keqen që ka kandiduar Koço Kokëdhima, a thua se Kokëdhima bart ndonjë virus të çuditshëm. Kokëdhima është një si të tjerët nëpër lista. Prandaj e keqja është gjetkë; është që Rama po ndërton një parti miqsh, që nuk ka ndërmend ta lëshojë më. Në Shqipin e sotëm e kam shpjeguar më gjatë këtë dukuri në një shkrim timin.
Si do ishte sipas Mustafa Nanos nje liste e mire deputetesh?
Ja, ju thashë dy tri-emra më sipër, që do t’i zgjidhja dhe unë. Do të zgjidhja dhe Shegushe Ligorin, dhe Arben Isarajn nga ana tjetër. Doni emra të tjerë? Ka dhe plot të tjerë, por që politika nuk i preferon. Mund t’ua them, por do ishin gjithsesi zgjedhje subjektive. Çështja nuk është që dikush medemek i virgjër të bëjë listat. Jo, listat duhen bërë me votim, me primaries. Le të zgjedhin vetë socialistët e demokratët se kë duan të kenë deputetë. Mund të votojnë dhe online për një gjë të tillë. Por kush i lë se?
Jeni autor i asaj frazes tashme te famshme qe “ia vlen edhe nje bashkim qelbesirash per te rerzuar regjimin”. I qendroni?
Po, i qëndroj akoma. Por jo ngaqë kam besim te Rama e Meta. Si mund të ketë besim një njeri te këta? Problemi është se, në ndryshim nga këta, Berisha nuk është thjesht një person. Berisha është frymë, është trashëgimi (ka 23 vjet që dikton çdo gjë këtejpari), është “ideologji”, është si enverizmi. Edhe po të vdesë tani, ne do të kemi punë me berishizmin. Ndërsa Rama-izm e Metaizëm nuk ka. Rama e Meta janë dy persona që mund të munden kollaj. S’ju binda? E di, e kam vënë re që s’kam bindur shumë njerëz me tezën time. Por unë i qëndroj. Ikja e Berishës nga politika ka vlerë në vetvete, pavarësisht nga fakti se kush vjen pas.
Kemi bere shpesh parashikime, jo vetem ju por edhe te tjere per 23 qershorin. Vazhdojne te behen. Tashme me listat, jemi dicka me afer asaj qe mund te hipotetizohet si rezultat I 23 qershorit. Si e shikoni tani pas publikimit te listave 23 qershorin?
Përgjigje: Unë shpresoj që shqiptarët t’i thonë ‘jo’ Berishës e regjimit të tij. Me Berishën në pushtet, me një mandat të tretë, kam frikë se asgjë nuk do varet më nga ne, ndërsa me Berishën të sikterisur gjithçka do të varet nga ne. Nga ne të gjithë. Shumë pak do të varet nga Rama e Meta. Të paktën gjatë mandatit të parë të tyre. Nëse e marrin këtë mandat. Që ju humbtë mandata, ju humbtë! P.S. Ndryshon fjala mandat (autoritet i dhënë nga zgjedhësit për një kohë të caktuar) nga fjala mandatë (këtu: fytyra).
je i madh o muci i nanos…
ja ke mbeshtjelle Rames ku i djeg zemra. po te jete burre rama do e kuptoje mesazhin…
kur te vune ty ne ambasada ishin te mire meta rama tani jo
Ndoshta Berisha nuk I fiton zgjedhjet, aman eshte e sigurt qe Rama dhe Meta i kane te humbura. shume gabime trashanike po ben Rama. ka humbur respektin e elektoratit. sapo ishin mesuar njerezit me aleancen e ngjalave kur tak ja behu Rama me kocon dhe mafien e tij…
Sa per korrektesi Z.Nano nuk ka prostituta me nje partner, ne te majte apo te djathte te trotuarit…..
Lloji me i perdale i tyre jane ato qe sforcohen qe te mos duken si te tilla dhe nese ka nje person unik me te cilen duhet te shfrysh dufin deri ne fund eshte tutori Berisha ashtu sikurse mund te gricesh edhe me “maitresen” F.Nano(babai i te gjitha kurvave qe levrijne ne parlament).
Te sulmosh liderin e opozites pse kerkon te kompaktesoje rradhet ose te kerkosh ta njehsosh me Salibanin me duket teper naive per mos te thene keqdashese. Bej durim dhe mos qello kot ne ajer. Do te jemi perseri ketu pas 23 qershorit edhe po fitoi Berisha dhe aq me teper po fitoi Rama. Do zoti qe te ndodhe kjo e fundit dhe do te kujtojme qe te qellosh edhe pa thirrur “ndal” (nese kjo te shkakton orgazem)….
Je shume i sakte Mustafa!Per fat te keq politika jone ka mbledhur gjithcka te piset qe mund te kete ky popull.
Ne gazeten Shekulli dije ish nje artikull,ku Berisha kritikonte Ramen e Koco Kokdhimen dhe dhashe nje koment per te shprehur mendimin tim,por komenti nuk u botua si gjithmon kur nuk i intereson nje pale!
Komenti ishte ky!
Gazeta shekulli gjithnje ka mbeshtetur Ramen me biznezmen Koco Kokdhimen natyrisht si nje gazet opozitare,dhe Rama po e shperblen Kocon,ne liste per deputet!
Mendimi im,si me pervoje ne demokracit e zhvilluare te shteteve perendimore ishte,qe as edhe nje biznezmen te mos kandidoje per deputet,per vet arsyen,se ne qoftese ai zgjidhet deputet,per ke do te punoje,per biznezin e tij,apo per ti sherbyer popullit?!
Pra te kandidojne njerez qe nuk kan te bejne me bizneze!
Per Kocon Kokdhimen kam pasur gjithnje simpati,per politikat e majta dhe nuk dua qe ti heq vrullin qe e ka zaptuar per te kandiduar,por moralisht nuk duhet te kandidoje si biznezmen!
Deshiroj qe Shqiperine ta mare nje dore e forte,per te besuar dhe per te jetuar ne ate vend,sepse populli ka humbur besimin,nga cdo parti qofte qe mer pushtetin!
Uroj qe ky koment te botohet!
Me kocon do te fitoje zgjedhjet ai, kuhs e di sa veta kane pa marre rrogat akoma atje. turp t’i vij kush i voton.
Je ti dhe vetem ti z.Muç,qe ke pare nje vajze qe u rembye tek stadiumi Dinamo dhe makina iku me shpejtesi rreth 35 km/ne ore e ti nuk mbrite dot ti shikoje targen.Je perseri zotrote qe shikon kete prostitucion e qe te bene petshtypje kur prostituta nderon partnere.Shprehje e habiteshme ,vetem Andi mund te ta kuptoje fjilozofine tende o Muç-molle e papjekur e publicistikes.Po e mbyll me nje shprehje te kahereshme te nje miku te rangut tend “Erdh pranvera çeli bari ,aty s’kishte asnje lop”.