Mbrëmë ndodhi eklipsi më i gjatë hënor i shekullit të XXI.
Spektakli është i dukshëm pothuajse kudo në botë, me përjashtim të Amerikës së Veriut.
Eklipsi filloi gjatë kohës kur Hëna u ngrit mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.
Në vendin tonë eklipsi u duk i plotë nga ora 21:30 deri në 23:13. (Kliko KETU)
Ky eklips mund të shihej me sy të lirë, pa qenë nevoja të përdoreshin syze speciale.
Gjatë ditëve në vijim, Marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.
Sipas shkencëtarëve, shfaqja e Marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë.
Bëhet fjalë për një procesion planetesh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që do t’u ofrojë vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe Marsit.

o.j/dita
