‘Live’ po na shijon si të ish ‘love’!

redaktor

‘Live’- është futur s`voni në fjalorin e përditshëm të botës së komunikimit, e asaj mediatike. Më së shumti, tek në është përdorur nga të apasionuarit e muzikës në atë kohë, që plus artikulimit anglisht, merrnin sadisfaksione dhe nga mburrja se kishin arritur të shihnin ‘live’ një koncert të filan grupi a këngëtari, në filan kanal të huaj. Fillesat e saj në ‘demokraci’ , janë prej debateve lidhur me mënyrën e të kënduarit në festivalet në RTSH, aty nga gjysma e viteve `90. Më pas, ‘live’ hyri fuqishëm, e sot, ajo është pjesë e pandarë e afirmimit sipëror të diçkaje, që ka të bëjë me ndonjë eveniment apo ngjarje. ‘Live’ është avangarda, marka, standardi, pjaca e lartë e një produkti. Shih, dhe kur është fjala për ahengje mejhanesh, në postera theksohet me të madhe, nga fonti i gërmave, se ajo çfarë ofrohet është ‘live’. “Sëmundja” në fjalë, ka zënë dhe transmetimet televizive, kur për disa zhvillime, si parlament, takime, fjalime, konferenca, në një qosh të ekranit feks: live. Por jo vetëm kaq: tashmë, falë sistemit të kamerave në jetët tona, këtyre “syve magjikë” prej ku shihemi në çdo rëndomtësi tonën veç asaj çfarë bëjmë mbi bidera, shtrate gjumi e seksi, ky standard i lartë po na ofrohet dhe për harbutllëqe njerëzore, deri dhe akte kriminale. Ja, në pak ditë, shijuam ‘live’ dy vrasje dhe një sherr me grushta; çka po na e bën “live” të na duket po aq tërheqëse sa dhe ‘love’!

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *