Live: OSBE/ODIHR prezanton raportin paraprak për 30 Qershorin

Leda Hysa

Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR  ka nisur në Tiranë prezantimin e raportit paraprak për zgjedhjet.

Në një konferencë për mediat nga Audrey Glover bën publike gjetjet e vëzhguesve.

“Dua të falenderoj Ministrinë e Jashtme që na ftoi për të vëzhguar këto zgjedhje. Këto janë zgjedhjet e 14-të që vëzhgojmë në Shqipëri.

Kemi mbërritur si mision më 23 maj, më pas erdhën vëzhguesit afatgjatë e afatshkurtër. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme.

Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. “,  u shpreh Glover.

Në përditësim….

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Raporti qesharak i deleguarit te evropës.si mund te nderohet nje demokraci pa konkurrencë…

    • Okoqe lexoe me vemendje : Po e nxjerr une nje fraze si llokum per ty !

      zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.

      lexoje edhe njehere

      Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet ” Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. “,

      E kupton tani thelbin ?!!
      Apo edhe kete nuk e kupton ?
      Sa shpejt kritikoni OSBE-en !!!
      Pa lexuar dhe delni ne konkluzion !!

  • Keta legenat e OSBE ODIR-it jane dhe kane fuqine njelloj si te Inspektoreve te BRPPSH , te Bashkimeve Profesionale dhe te Inspektorve te Arsimit qe venin ne Fshat pa makina dhe ua zinin deren fshatarve te shkrete qe Robtoheshin ne Fushe nga 12 ore ne dite dhe thermin pet ata Pulen e Vezes ose Dhine ose Delen e Dhalles .
    Kjo eshte puna e tyre .

  • Raporti i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.
    Opozita zgjodhi te mos merrte pjese.
    Ne 13 tetor Meta feston Datelindjen .
    Edhe ne 2021 mos merrni pjese ne zgjedhje dhe perfundoni OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *