Liverpool raportohet se ka përcaktuar të hënën si afatin përfundimtar për Barcelonën, nëse drejtuesit e kësaj të fundit synojnë të finalizojnë transferimin e Philippe Coutinho. Jurgen Klopp ka qenë i vendosur duke kërkuar që braziliani të mos shitet, por drejtuesit e klubit nga “Anfield”, duket se kanë zbutur qëndrimin e tyre në lidhje me kërkesën edhe të vetë futbollistit, për tu transferuar në “Nou Camp”.
Radio spnajolle “Onda Cero”, ka raportuar se Liverpool nuk do ta shesë Coutinhon, nëse marrëveshja me klubin katalanas, për shumën e transferimit nuk do të mbyllet brenda ditës së hënë.
Me skadimin e afatit të merkatos që është shumë pranë, “Të kuqtë” do të kishin nevojë për kohë për të gjetur zëvendësuesin e Coutinho, nëse braziliani do të transferohej te Barcca. Deri tani, drejtuesit e klubit katalanas kanë bërë tre oferta për yllin Brazilian, përfshirë edhe ofertën e fundit prej £118milionë, gjithashtu të refuzuar nga klubi anglez.
Tashmë aludohet se drejtuesit e skuadrës blaugrana kanë përgatitur një ofertë të fundit, prej £136 milionë. Mbrojtësi katalanas, Gerard Pique ka insistuar të sigurojë se Coutinho po bën gjithccka brenda mundësive të tij për të realizuar transferimin e tij në Nou Camp.
