Liverpool ka treguar dhëmbët. Të besuarit e Jurgen Klopp kanë bërë një ndeshje perfekte duke i shkaktuar një nokaut të rëndë Topçinjve. Një paraqitje spektakolare e vendasve të cilët e kanë dominuar sfidën nga minuta e parë e deri tek e fundit, duke keqtrajtuar djemtë e Arsene Wenger.
U duk që në minutat e para që Liverpool ishte më mirë dhe protagonistë ishin treshja e frikshme e sulmit. Salah humbet një rast të pafalshëm në minutat e para ndërsa ishte Firmino ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’.
