Liverpuli nuk di të ndalet, ngec Manchester United

Mila Hysotoci

Ky është bilanci i Liverpulit në këtë fillim të Premier League, 6 ndeshje dhe 6 fitore.

Në ndeshjen e radhës ndaj Southampton, Jurgen Klopp vendosi të aktivizonte nga fillimi Xherdan Shaqirin, i cili ia shpërbleu duke u bërë nismëtar i golit të parë në fitoren 3-0 të “Të Kuqve”.

Shaqiri krosoi me të djathtën dhe pas një karamboli në zonë, topi përfundoi në rrjetë.

Dy golat e tjerë të nënkampionëve të Europës në fuqi u shënuan nga Joel Matip dhe Mohammed Salah.

Në ndeshjet e tjera të javës së 6 të kampionatit anglez, Manchester United barazoi 1-1 ndaj Wolverhampton, ndërsa Manchester City fitoi 5-0 në transfertë, ndaj Crystal Palace.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Ishte Lojtari me i mire ne Fushe
    per aq sa luajti

    Golat e Liverpool-it rezultat i lojes se tij .

    Mendoj eshte ne rrugen me te mire ,per tu bere nji Star i verete .
    Te gjthe titullaret e Liverpool-it , ishin nen Hijen e Shaqirit .
    Shume suxsese shqiptarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *