Llalla, bëhu njëherë burrë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

PD-ja dhe kryetari i saj Lulzim Basha i cili ka marrë dhuratë PD-në nga gjyshi Sali Berisha, të mos bëhet pengesë për reformën në drejtësi. Kjo është alfa dhe omega për të vendosur shtet ligjor sepse sistemi i drejtësisë në tërësi po mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët, po shitet dhe blihet drejtësia. Reforma në drejtësi do të bëjë dekriminalizimin e politikës, por politikanët e korruptuar po mbajnë peng sistemin e drejtësisë. Këta politikanë të korruptuar kërkojnë hetim ndërkombëtar, por këta edepsëzë të pangopur për pasuri tani kërkojnë të anashkalojnë prokurorinë shqiptare për hetimin e CEZ dhe DIA nëpër media, por në parlamentin e tragji-komedisë shqiptare nuk votojnë hetimin ndërkombëtar. Bëhu burrë zoti kryeprokuror Adriatik Llalla, zbardh çështjen CEZ, DIA dhe 9 kompani që kanë vjedhur shqiptarët, zbardh 21 janarin, Gërdecin, rrugën e Kombit. Do të të mbështesin të gjithë shqiptarët.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *