Prokurori i Përgjithëm Adriatik Llalla ka komentuar nga Fieri çështjen e nisur pas akuzave të deputetit Tom Doshi.
“Çështja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ata kanë kompetencën për të dhënë detaje, këtu jemi në Fier dhe jo në Tiranë, ndaj s’kemi ose themi më shumë për këtë cështje”, tha Llalla.
Reagimi i Kryeprokurorit vjen në një ditë kur deputeti Doshi është paraqitur para Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi faktet dhe provat që zotëron pas akuzave të ngritura mbi skenarin e vrasjes së dy deputetëve.

Ky llalla nuk zgjiedh gje prej gjeje.ky èshte ne dorè tè salès ,do zbatoje urdherat e tij..Diçka mund tè lèviz nè mènyrè spontane.
Kur do iki nga ky post ky kryeprokuror. Me mire pa llallen qe pagojme rrogen e keti juristi, anti drejtesi , me taksat tona.