Kryeprokurori Adriatik Lalla së bashku dhe me dy prokurorë të tjerë janë nisur drejt Belgjikës.
Vizita ka të bëjë me dosjen e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e një bashkëatdhetari atje në 1999
Zyrtarisht mësohet se prokurorët shqiptarë kanë marrë kontakt me prokurorët që kanë hetuar akuzën për vrasje ndaj Mark Frrokut, raporton Ora News.
Pak ditë më parë pas një kërkese nga prokuroria shqiptare, prokuroret belgë sollën për llogari te hetimit në Shqipëri dosjen prej 2500 faqesh.
Mësohet se dosja pret të përkthehet, ndërsa vizita diskrete e prokurorëve shqiptarë në Belgjikë do të sjellë të reja për hetimin.
ILDKPI raport te detajuar per pasurine 10 milione euroshe
Ndërkohë burime të Ora News nga ILDKP thanë se ky inspektoriat ka referuar në prokurori një raport të qartë të të gjithë pasurive që figurojnë në emër të deputetit, duke nisur që prej viti 1999 dhe deri në 2013, kur ai u emërua deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Dosja sikur erdhi ketu? Apo, gjeten sebep te dalin jasht shtetit keta!