Llalla flet nga SHBA: Pse u refuzua viza për kryeprokurorin e Durrësit

Dita

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka zbuluar ditën e sotme të vërtetën e refuzimit të vizës nga Ambasada Amerikane për Agron Gjanën, kreun e Prokurorisë së Durrësit.

Lllalla dhe një sërë prokurorësh morën pjesë në një konferencë të një shoqate në SHBA, mirëpo kryeprokurori i Durrësit, që ishte pjesë e delegacionit nuk mori dot vizë. Ndërkohë që nga Prokuroria u tha disa ditë më parë se atij iu refuzua viza për shkak të mungesës të mungesës së dokumenteve, Llalla zbulon edhe një anë tjetër të pathënë për vizën e Gjanës.

“Kryeprokurori i Durrësit ishte pjesë e delegacionit tim për në SHBA. Por viza e tij nuk u dha në kohën e duhur për shkak të dokumentacionit. Më pas ajo u anulua fare dhe përgjigja ishte nga ambasada se “nuk besonin se ai do të kthehej më në Shqipëri”, tha Llalla. Ai përgënjeshtroi zërat se vizita në SHBA lidhet me Byronë Kombëtare të Hetimit.

Share This Article
5 Comments
  • Heren tjeter ti shoku Kosi-Uje me gjithe ata lamashet e tjere, nuk do te merrni vizen per ne USA.

  • PER STATISTIKE, NACUA U LARGUA ME “PRETENDIMIN”, SE PS-LSI NDAHESHIN TEK MANDATI I LLALLES.

    ILIR META, DO QE REFORMEN TA “ZBATOJE” DHALLA.

    POPULLI SHQIPETAR,

    TRIM DHE HEROIK,

    ESHTE BASHKEPUNETOR NE KRIMET QE PO I BEHEN SHQIPERISE, DHE JO VIKTIME E KETYRE KRIMEVE.

  • Sa e ulet per nje prokuror mos me pas besim SHBA se nuk do te kthehet. Poshterim . Dhe ky del dhe thote se pasuria vihet edhe ne menyra te tjera. Ate e di edhe miu, por ambasadori foli ne kuptimin qe ka korrupsion o dhalle qe edhe mendjen e ke dhalle.

  • Mire mo zoti DHalla qe ti paske paguar 500 usd nga xhepi per te marre pjese ne kete konference. Po Rovena Gashi (gruaja e Dritan Gines, kusheri i pare i Denis Gines)me Petrit Fushen (qe ka ne trashegimi goxha hotel :)) nga xhepi paguan per pjesemarrjen ne konference??? Po biletat e avionit qe kushtojne mbi 900 euro per ne US nga xhepi? Apo nga buxheti i shtetit??? I ke bere rrush e kumbulla leket e buxhetit te prokurorise bashke me Rovena Gashin duke bredhur neper bote dhe kete e di cdo kush ne prokurorine e pergjithshme. Mos ja ver fajin ILDKP ku ishe vete kryetar per aq vjet dhe nuk pe e as degjove gje!!! Je i thartum!

  • Pse nuk iken ne Rusi tek Putini?

    sepse:

    ATJE ESHTE EDHE VENDI I ORIGJINES I MAFIES SE KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *