Punë e prokurorit,
s’ka pse ngatërrohet,
me Ligjin që është zgjedhur,
duhet të shkarkohet!
Fiks kur pesë vite,
t’i kenë kaluar,
automatikisht,
quhet i shkarkuar!
Më kot muhabeti,
i Llallës është trashur,
se ky Ligji i vjetër,
nuk është lënë padashur!
Ligji nuk është hequr,
të heqi të vjetrin,
dhe Ligji i Ri,
për të zgjedhur tjetrin!
Nuk ka kontradiktë,
Ligji nuk stonon,
dhe pa qënë jurist,
këtë e kupton!
Për atë që vjen,
Ligji i Ri ka vlerë,
zgjidhet për shtatë vjet,
por vetëm një herë!
Por është KLP-ja,
që atë e zgjedh,
askush në Kuvend,
për votim s’e hedh!
Po një lloj problemi,
përsëri është shtruar,
sepse KLP-ja,
ende s’është krijuar!
Vetiu kuptohet,
s’ka kush jep mandat,
nëse KLP-ja,
s’zgjidhet në afat!
Kjo në të vërtetë,
përbën një problem,
po zgjidhjen që sot,
unë s’mund ta them!
Nuk e them dot sot,
jo se nuk e di,
për Ligj kalimtar,
unë nuk kam fuqi!
Por Llalla i ikur,
quhet në Dhjetor,
dhe vendi do mbetet,
pa një prokuror!
Dhe sa KLP-ja,
këtu të krijohet,
një boshllëk ligjor,
doemos krijohet!
Gjer në Kushtetuese,
puna ndofta shkon,
Ajo s’heq dot Ligje,
veç interpreton!.
S’e dimë nëse Llalla,
do shkojë a do rrijë,
gjersa zgjedhja tjetër,
ligjërisht do vijë!
Llalla për sistemin,
ka qenë fatkeqësi,
ndaj duhet urgjent,
prokurori i ri!
A.DUKA

…..
Ce nuk sjellin Celen
mu ne vend te Llalles
pse nuk ngren’ Trekendshin
mu ne buze te Lanes
Arianit Celen,
ballin e prokures
ce nuk e rilindin
per Simbol te Udhes?
Nuk na duhet tjater
Aranit Cel’ Djali
Ai e di Ligjen
si prese jatagani!
Tere Adriatiku
“Le te behet…Ar…”
Vetem kjo eshte udha
Reforma te marre…
Dhe, me kete rast,
si pike e Prokures…
te shtohet Dekret
Denimi i Kulles!
C’e ka Araniti
nje cope zerigjor
e kembejme Pellumbin
me Luftarin tone!
…
Llalla duhet hequr se preku Tahirin,
Minister te Rames ate me te mirin,
ketu e ka hallin dhe Duka plak,
per Tahir Qorrin ka shume merak,
prandaj dhe T.Balles i nisi nje leter,
“Mbroni Tahirin te gjithe patjeter”
Duka kerkon tani tjeter Prokuror,
qe asnje socialist mos zere me dore,
qe te merret vetem me opozitare,
por jo kurre me social-pushtetare,
armiqte e Rames gjithe ti denoje,
miqte e Rames nga burgu ti shpetoje,
te ngreje nga varri Aranit Celen prap,
per armiq te partise te jete satrap,
Nje te tille Prokuror Duka enderron,
te jete vete Rama o sa mire shkon…
O xha Rapsodd!
Llalla duhet hequr
se s’preku salin
qe dihet gjithandej,
vrau Shqiperin.
Llalla duhet hequr
se lejoj kete bishe,
qe ende vjen verdalle
tok, me gjithe kulish…
Dhalla duhet hequr
Se pruri katrahure,
kur shpetoj Lulkën
thjesht me proçedure.
Llalla duhet hequr
se la Ilir meten
qe t’ja hedh paq
kur mbushte gaveten!
Llalla duhet hequr
dhe do futur brenda.
Ndryshe Shqiperis
s’do i ndahet gjëma…
Duhet prokuror
qe t’u bjere ballas
them,pa përjashtim
sa djathtas dhe majtas…
Ja keshtu gjykohet
ne je popullore!
Ne do, te te quajm,
“Rapsod popullore.!”
Rroft’ dhe perparofte
poeti,doktor Duka
Qe i shkul te mires
Tumoret nga kuka…