Adriatik Llalla është votuar dje në Parlament si Prokuror i Përgjithshëm i vendit. Dekreti i presidentit për emërimin e Llallës në këtë post mori 75 vota të maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi. Përjashtim nga radhët e opozitës bëri kreu i PDNJ-së, Vangjel Dule, i cili votoi pro Lallës si kryeprokuror.
Por, gjatë votimit në Kuvend, ajo që ra në sy dukshëm ishte mospjesëmarrja në votim e kryeparlamentares Topalli. Në këtë mënyrë, kryetarja e Topallit shfaqi haptas qëndrimin e saj për kryeprokurorin e ri.
Topalli ka bërë të ditur nëpërmjet zyrës së shtypit se vendimi për të mos votuar ka qenë një zgjedhje personale.
Adriatik Llalla u dekretua nga presidenti në postin e prokurorit të Përgjithshëm disa ditë më parë. Dekreti presidencial kaloi në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi duke theksuar se nuk ishte dakord me procesin që shkarkoi Ina Ramën.