Llalla kundër PD-së për hetimin e CEZ

Dita

Jo vetëm mazhoranca, por tashmë edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur kundër projektligjit të propozuar nga Partia Ddemokratike për çështjen CEZ.

Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, të datës 9 Nëntor, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla argumenton se hetimi për CEZ -in duhet të bëhet nga organi i tij, pasi në të kundërt bie ndesh me Kushtetutën.

Llalla sqaron se është Prokuroria Shqiptare, ajo që ka legjitimitetin dhe kapacitete për të hetuar çdo vepër penale dhe se legjitimiteti i padiskutueshëm i saj, si i vetmi organ në vend që ushtron ndjekjen penale është mbrojtur edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Letra, që në fakt është përgjigje që Llalla i ka kthyer Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, sqaron më tej se projektligji i demokratëve bie jo vetëm në kundërshti me Kushtetutën, por edhe Kodin e Procedurës Penale, si dhe ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë.

Ky qëndrim i Organit të Akuzës vjen pas rrëzimit nga ana e PS -së të kërkesës së demokratëve për çështjen CEZ dhe votës abstenim të LSI -së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *